Master i shkencave në “Punë Sociale me Tre Drejtime (Drejtimi Klinik)”

Master i Shkencave Departamenti “Punë dhe Politika Sociale” - (120 kredite, 2 vjet)

Master i shkencave në “Punë Sociale me Tre Drejtime (Drejtimi Klinik)”

Qëllimi
  • Sintetizim dhe aplikim i njohurive shkencore të zhvillimit normal dhe anormal dhe psikopatologjisë në individë dhe familje brenda një kuadri teorik.
  • Aftësimi për të aplikuar koncepte dhe strategji të kërkimit shkencor në praktikën e punës sociale ndërpersonale
Objektivi

Në përfundim të programit studentët do të kenë njohuri dhe aftësi:

  • Demonstrojnë aftësinë për të aplikuar koncepte dhe strategji të kërkimit shkencor në praktikën e punës sociale ndërpersonale.
  • Demonstrojnë njohuri të thelluara profesionale për drejtimin përkatës (praktika ndërpersonale, politika sociale dhe praktika e punës sociale në komunite) dhe të demonstrojnë insajt në praktikë nëpërmjet reflektimit personal etik e kritik.
  • Aplikojnë njohuritë dhe aftësitë e avancuara si dhe vlerat e punës sociale në praktikë me popullsi diverse pa treguar diskriminim për moshën, klasën, ngjyrën, kulturën, paaftësinë, etninë, strukturën familjare, gjininë, statusin civil, racën, fenë dhe orientimin seksual të klientit.
  • Demonstrojnë aftësitë të hartojnë, analizojnë, vlerësojnë dhe ndryshojnë politikat sociale dhe të ndërhyjnë kundër sistemeve diskriminuese dhe shtypëse për të shtuar drejtësinë sociale dhe ekonomike.
Studime të mëtejshme
  • Njohin rëndësinë e zhvillimit të vazhdueshëm profesional dhe të supervizimit dhe konsultimit pas diplomimit duke vazhduar me projekte studimore te ndryshme.
  • Përdorin teknologjinë për të avancuar aftësitë dhe njohuritë praktike dhe për të lehtësuar komunikimin me klientët dhe kolegët.
  • Sintetizojnë dhe të aplikojnë njohuri shkencore të zhvillimit normal dhe anormal dhe psikopatologjisë në individë dhe familje brenda një kuadri teorik duke vazhduar me trajnime te ndryshme.
  • Të Identifikojnë, implementojnë dhe vlerësojnë ndërhyrjet, që reflektojnë një kuadër teorik specifik, me një nivel të lartë të vetëndërgjegjësimit dhe autonomisë në punën me klientë të ndryshëm.
Mundësi punësimi
  • Studentët do të njohin rolet dhe funksionet e punonjësit social në të gjitha nivelet e shërbimit shëndetësor dhe mundet të punësohen në këto struktura .
  • Studentët do të pajisen me aftësi dhe shkathtësi praktike për të vlerësuar dhe referuar problemet psiko-sociale që ndikojnë në shëndet dhe në sëmundjen, si dhe përmirësimin e cilësisësë jetës së pacientëve dhe familjarëve të tyre mirëqenien e nxënësit në mjedisin e shkollor.