Master i shkencave “Teori Politike”
Master i Shkencave Departamenti “Shkenca Politike” - (120 kredite, 2 vjet)
Master i shkencave “Teori Politike”
Master i Shkencave në “Teori Politike” thellon disa fusha të dijes e profesionit që janë marrë në vija më të përgjithshme në Nivelin e Parë të studimeve akademike, veçanërisht të teorive të demokracisë, historisë së mendimit politik, filozofisë politike (teorive politike).
Në këtë nivel zhvillohen kurse të posaçme dhe më të hollësishme në fushën e vlerave politike, të përmendura më shkurt në nivelin e parë si kursi i aksiologjisë politike; kurse që vijojnë njohuri përtej kufijve kohorë në të cilët kufizohet niveli i parë, i cili kryesisht shkon deri tek mendimi politik bashkëkohor, si kursi i mendimit politik pasmodern; zhvillohen kurse që thellojnë njohuritë në fushën e metodave të kërkimit dhe studimi antropologjik i politikës; thellohet studimi i lëvizjeve politike e shoqërore që shkon përtej atyre tradicionale e konvencionale duke u bërë objekt i një kursi të veçantë. Masteri jep njohuri të thelluara dhe problematizon më hollësisht çështje të veçanta të teorive politike si tensionet ndërmjet liberalizmit politik dhe liberalizmit ekonomik, politikat e autonomisë së personit dhe drejtësisë sociale etj.
Të gjithë lëndët e Masterit Shkencor janë semestrale dhe janë të organizuara në planin mësimor në raportet 4 orë leksione /2 orë seminar, 3 orë leksione/ 2 orë seminare.
Organizimi i planit mësimor është bërë në bazë të sistemit të Bolonjës. Çdo vit akademik ka 60 kredite dhe gjithë cikli i studimeve të Masterit Shkencor “Teori Politike” përmban 120 kredite.
- Të përgatisë specialistë të lartë dhe studiuesë në fushën e teorive politike.
- Të mbështesë kultivimin e vlerave dhe sistemeve vlerore politike në Shqipëri.