Programet e Studimit Filozofi

Historiku

Departamenti i Filozofisë i ka fillimet e veta që në vitin 1965 si pjesë e “Fakultetit të Shkencave Politike dhe Juriike”, ku përfshihej edhe dega e Filozofisë. Gjatë kësaj periudhe nga kjo degë u diplomuan mijëra studentë për filozofi që punuan, dhanë e japin ndihmesën e tyre në fusha të ndryshme të mendimit shoqëror si dhe në fushën pedagogjike e administrative. Pas ndryshimeve demokratike në vend, dega e Filozofisë u shndërrua në Departamentin e Filozofi-Sociologjisë në vitin akademik 1992-1993 si një departament i Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës. Pjesa dërmuese e këtij Departamenti kishte studiues të diplomuar në Filozofi dhe të specializuar në filozofi, sociologji e shkenca politike brenda e jashtë vendit. Në vitin 2009 Departamenti i Filozofi-Sociologjisë ndahet në dy departamente përkatësisht në atë të Filozofisë dhe në atë të Sociologjisë.

Departamenti i Filozofisë është njësi bazë e zhvillimit të mësimdhënies dhe të punës kërkimore-shkencore pranë Fakultetit të Shkencave Sociale për fushën e filozofisë

Në përputhje me politikat dhe kuadrin ligjor në fuqi, Departamenti ka si mision:

  • Të përgatisë specialistë dhe studiues në fushën e filozofisë.
  • Të mbështesë kultivimin e vlerave të filozofisë në Shqipëri.
  • Të analizojë dhe të vlerësojë përmes kërkimit shkencor dhe mësimdhënies, mendimin e sotëm filozofik dhe çdo mendim tjetër në kuadrin e bashkëveprimit dhe të ndërvarësisë me faktorët e shumtë që veprojnë në kohën e sotme.
  • Të vlerësojë lidhjen e filozofisë me dijet, disiplinat dhe aktivitetet e tjera njerëzore të zhvilluara në kohë dhe në hapësirë, pra në kuadrin e një konteksti të caktuar historik e kulturor.
  • Të zhvillojë të menduarin kritik drejt risive filozofike lidhur me problemet konkrete, si ato të kuptimit të njeriut, të marrëdhënieve të njeriut me natyrën dhe njeri-tjetrin, problemet e drejtësisë, filozofisë politike, të lirisë dhe të ndonjë problemi të rëndësishëm social të epokës përkatëse.

Departamenti i Filozofisë në përmbushje të misionit të mësimdhënies, ka si vizion arritjen e përputhshmërisë me standardet e hapësirës evropiane të arsimit të lartë. Kjo do të arrihet nëpërmjet sigurimit të cilësisë në mësimdhënie, integrimit të mësimdhënies me kërkimin shkencor, përmirësimit të programeve dhe metodave didaktike, si dhe rritjes së bashkëpunimit me institucionet partnere në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Kërkimi shkencor është thelbësor për rritjen e cilësisë së mësimdhënies, për përparimin e shkencës dhe për zhvillimin e vendit, prandaj departamenti ka si synim kërkimin shkencor bazë:

Zgjerimin, thellimin, rikonceptimin dhe riintegrimin e njohurive shkencore në fushën e filozofisë dhe të kuptuarit teorik të ndërveprimit midis aktorëve të ndryshëm dhe vetë procesit ku ato ndikojnë nëpërmjet kërkimit shkencor bazë, si dhe integrimin e këtij kërkimi në mësimdhënie.

Vizioni

Departamenti i Filozofisë ka si synim arritjet më të larta e risitë në fushën kërkimore e atë didaktike, duke vënë në qendër të veprimtarisë së vet studentët dhe duke promovuar përhapjen e ideve e transmetimin e dijeve nga një qasje ndërdisiplinare.

Duke patur në qendër studentët, Departamenti synon t'u kushtojë atyre cdo vemendje të mundshme, duke patur si kriter udhëzues procesin e rritjes së tyre në dimensionet personale, sociale e profesionale, për t'i aftësuar ata në përballjen e sfidave politike e sociale, në protagonizmin e tyre si faktor mbështetës për zhvillimin e demokracisë, të të drejtave të njeriut, dinjitetit dhe potencialit njerëzor. Në vizionin e tij, Departamenti vlerëson përpjekjen nga ana e institucionit për t'u krijuar studentëve një mjedis stimulues iniciative, bashkëkohor, të hapur, gjithëpërfshirës, ndërdisiplinar, thellësisht inovativ në mësimdhenie e kërkim shkencor, në gjëndje për t'iu përgjigjur problematikave sociale të rëndësishme, tematikave të zhvillimit të qëndrueshëm e për të krijuar mundësi të gjëra punësimi.

Misioni

Në realizimin e misionit të vet, Departamenti I Filozofisë ndërthur dy elementët e rëndësishëm përbërës: mësimdhënien e kërkimin shkencor. Nëpërmjet njohjes dhe përvetësimit të problemeve dhe koncepteve filozofike, ai kërkon të pajisë studentët me një vështrim tërësor, por dhe analitik e kritik, koherent e konstruktiv për shoqërinë njerëzore bashkëkohore në përgjithësi dhe atë shqiptare në veçanti, duke nxitur zbatimin dinamik e krijues të ideve filozofike në kuptimin dhe shpjegimin e fenomeneve aktuale e të gjithanshme. Në përgatitjen e studiuesve të ardhshëm në fushën e filozofisë dhe disiplinave të tjera të interesit, ai ka si prioritet fuqizimin e të menduarit logjik, reflektiv, konceptual e kritik përmes ngritjes së kapaciteteve në fushën e filozofisë, lidershipit dhe etikës, për të ndikuar drejtpërsëdrejti në shoqërinë shqiptare.

Në një aspekt më të thelluar, për të ofruar një formim filozofik sistematik e të kompletuar, veprimtaria didaktike e kerkimore e Departamentit përqendrohet si në shtjellimin dhe shpjegimin e parimeve të njohjes së realitetit e zotërimin teorik të saj, ashtu edhe në kuptimin e historicitetit e pasurisë kulturore botërore, ku mendimi filozofik degëzohet me vetë historinë, shkencat, artet e bukura, fenë e politikën, gjuhën e komunikimin, etj., duke formuar sfera specifike e ndërdisiplinare të cilat pasqyrohen dhe në kurrikulat që ofron.

Mësimdhënia dhe Kërkimi Shkencor

Departamenti i Filozofisë synon të përgatisë jo vetëm profesionistë të kualifikuar në fushën e filozofisë, por edhe qytetarë të përgjegjshëm e mendimtarë kritik, që reflektojnë vlerat më të larta morale dhe etike, në shërbim të shoqërisë, të zhvillimit cilësor dhe të qëndrueshëm të vendit. Departamenti i Filozofisë synon që përmes programeve të studimit t'i orientojë studentët drejt të menduarit analitik, logjik, reflektiv dhe ndërdisiplinor dhe t'i përgatisë ata, sa i takon formimit, për konkurrencën në tregun e punës.

Prioritet i rëndësishëm në kërkimin shkencor është inkurajimi i studentëve për t'u përfshirë në projekte të ndryshme kërkimore të fushave me interes për ta. Me këtë synim, Departamenti nxit studentët të jenë pjesëmarrës në konferenca, seminare dhe workshop-e si dhe nëpërmjet detyrave të kursit, eseve, hartimit të temave të ndryshme kërkimore, debateve

Konferencat Shkencore dhe Ditët Ndërkombëtare profesionale

Për suksesin në karrierat tuaja, për rritjen tuaj profesionale, për ruajtjen e misionarit për dijen filozofive dhe të të bërit filozofi ju mund të jeni pjesë e Konferencave Shkencore dhe Ditëve Ndërkombëtare të angazhimit professional mbarëbotëror.

Dita Ndërkombëtare e Arsimit, 20 Janari është pjesë e protagonizmit të Departamentit me formate shumë krijuese drejt auditoreve publike dhe për publikun. Ju mund të jeni edhe projektues i saj dhe për kët mjafton të komunikoni zyrtarisht me ne 45 ditë përpara kësaj date.

Dita Globale e Etikës, e themeluar nga Carnegie Council for Ethics in International Affairs, partneri ynë, si një ditë për fuqizimin e etikës përmes veprimtarisë individuale apo në emër të komuniteteve profesionale. Ajo zhvillohet çdo të mërkurë të tretë të Tetorit dhe ju sërish mund të jeni pjesmarrës apo kontributorë të saj, edhe pse po zhvilloni karrierat tuaja profesionale.

Dita Botërore e Filozofisë, e themeluar nga UNESCO qysh nga 21 Nëntori 2002. Në çdo të enjte të tretë të muajit nëntor Departamenti është pjesë kontributore e familjes së madhe të filozofëve të botës apo dashamirësve që pëlqejnë të bëjnë filozofi. Kjo traditë në mbi 10 vite është mbështetur në protagonizmin akademik dhe public të departamentit tonë dhe Alumini Filozofia. Të gjithë bashkë, nën një moto të përcaktuar nga UNESCO besojmë së përmes kontributeve gjatë Ditës rinënvizojmë vlerat që ka filozofia dhe procesi i të filozofuarit në zhvillimin e mendimit human, për çdo kulturë dhe për çdo individ. Ne kontribojmë me besimin se i shërbejmë shtetbërjes dhe demokracisë funksionale sikurse edhe mirëqënies mendore dhe materiale të çdo individi.

Konferenca
  • Simpozium Shkencor, Dita Globale e Etikës, 7 Tetor 2018, “Global Ethics Day is a global teach-in and an opportunity for institutions to explore the role of ethics in a globalized world
  • Departamenti i Filozofisë & Departamenti i Shkencës Politike organizuan në datat 5-6 Nëntor 2018, Konferencën me titull: “Lidershipi dhe zhvillimet Sociale”ku lektuan profesore te huaj; Prof. As. Eleonora Serafimovska & As. Marijana Markovikja Institute for Sociological, Political and Juridical Research, University “Ss. Cyril and Methodius”, Skopje, Macedonia.
  • Realizimin e Konferencës Shkencore: “Roli i filozofisë në transformimet sociale” 15 nëntor 2018, nga Departamenti i Filozofisë, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Në këtë projekt shkencor morën pjesë si key speaker Dr. Muhamedin Kullashi (Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës) me kumtesën“Ethos-i filozofik si kritikë e qenies sonë historike. Roli i filozofisë për Foucault-n”
  • Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me temë:“Elitat me mendim dhe platforma idesh, jeta mendonjëse dhe debati për projektimin e shqiptarit dhe Shqipërisë në prosperitet. Mendimtarët shqiptarë të viteve 20-të, 30-të të shekullit të XX”.Dt: 16.11.2019, lektore e huaj Prof.As.Dr. Serena Petrillo, Prof.Ferrucio Canali: Early 20th century Albania as seen through the eyes of Italians.
  • Workshopi:“Universiteti dhe filozofia përballë modeleve të zhvillimit të sotëm botëror. Rasti i Republikës Popullore të Kinës”në bashkëpunim me Institutin Konfuci, Tetor 2020.
  • “Dita Globale Etikës” 2021“Etika fuqizon Arsimin Cilësor dhe Demokracinë në Edukim”, Departamenti i Filozofisë.
  • Konferenca Shkencore“EKZISTENCA, LIRIA DHE TË MENDUARIT NË KOHË PANDEMIE”, 24 nëntor 2021. Departamenti i Filozofisë.
Leksione & Auditore të hapura

Auditorin e hapur studentor me autorët e librit “Në lojë me djallin”, Dr. James Direda dhe Dr. Jack Maroney -realizuar në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Dituria” dhe Departamentin e Filozofisë. 28 maj 2019


Auditor i Hapur Studentor: “Integrimi Europian dhe Shqipëria. Një process i trazuar por që vijon: identiteti kombëtar, debatet që na nevojiten, edukimi, politika, ekonomia dhe kultura jonë” (në vigjilje të Ditës së Europës - 9 Maj 2021) E ftuar: Asoc. Dr Enika Abazi, lektore pranë Universitetit të Lille, Francë


Auditor i Hapur Studentor “Edukimi me vlera dhe virtyte është premisë e një shqiptarie, Shqipërie, të qytetëruar dhe demokratike”
Të ftuar:

  • Dr. Aljula Jubani, Drejtore e Institutit të Studimeve Europiane pranë Universitetit të Tiranës.
  • Atë Vitor Demaj, Drejtor i Bibliotekës Françeskane, kryerdaktor i revistës “Hyllit i Dritës” dhe drejtor i Botimeve Françeskane. Ka kryer lincensën në filozofi në Universitetin Antonian në Romë. Lektor i filozofisë në Seminarin Interdioqezan në Shkodër.

Auditor i Hapur Studentor me lektore te ftuar Dhoma Ekonomike e Gruas në Biznes , Antonela Hako, Klodiana Ajazi dhe Valbona Begolli “Standardet dhe kompetencat për punësim në biznesin përballë cilësive të diplomave universitare. Përvoja botërore për këshillim studimesh të nivelit “MSc”, rasti i universiteteve britanike”


Auditor i hapur studentor: Masteristat drejt punësimit: lektore te ftuar: Prof.dr.Klodiana Gorrica: Komisionere prane Avokatit te Popullit, Ermonela Xhafa


24 Jan 2020 Auditor i hapur studentor, në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës) Moduli akademik “Filozofia e Integrimit Evropian” në Departamentin e Filozofisë të Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës synon ndërtimin e një mjedisi akademik dhe publik idesh, argumentash, debati, projektesh per funksionimin e Bashkimit Evropian dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në të. Studentet e filozofise, viti i dyte dhe trete Bachelor, diskutuan ne Auditorin e Hapur me Ambasadoren e Suedise ne RSh, Zj Elsa Hastad. te integrimit evropian qe ka kaluar Suedia por duhet te vijoje edhe Shqiperia deri ne anetaresimin Auditori ju kushtua proceseve ne BE.

Evente

Zhvillimi i eventit “Orët e kinemasë dhe imazhi fotografik”

Programi Orët e kinemasë: Imazhi kinematografik dhe tematika e dashurisë Departamenti i Filozofisë nën përkujdesjen e veçantë të studentëve dhe të ish-studentëve, propozon organizimin e një aktiviteti të përjavshëm në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale. Ky aktivitet ka për synim, nxitjen e edukimit me anë të imazhit, ngritjen e çështjeve për diskutim që do të derivojnë nga filmografia, socializimin dhe ngjizjen e një shije estetike, kulturore. Eventi është parashikuar të zhvillohet të hënën e çdo jave, përgjatë një muaji. Filmografia është përzgjedhur në mënyrë të atillë që të ketë një ndërlidhje, një kompozicion, një tematikë të përbashkët dhe një shënjues që është dashuria. Një tematikë kjo universale, e ekspozuar në bashkëkohësi për diskutim, si një gjendje, një atmosferë, që prek rininë, prek shpirtin më të mpirë, trupin më të përçudnuar, mendjet më të ngushta, dhe të gjithë ato karaktere që nuk kanë zënë akoma vend tek e keqja masive e tregut, reklamës, spektaklit, dhe ideologjisë për spektakolarizimin e gjithçkaje, me arsyen e vetme rrëmbimin e kohës të secilit prej nesh. Arkitektonika e shfaqjes së filmave do të përpiqet të ndërtojë çastet e dashurisë të manifestuar në çdonjërin prej tyre. Kjo do të hapi shtegun e diskutimeve për të gjithë shikuesit, që do të bëhen pjesë e rrahjes së mendimeve, menjëherë sapo filmi të ketë përfunduar.

Programet e studimit

Studime të Ciklit të I-rë: Bachelor (180 kredite, 3 vjet)


Studime të Ciklit të II-të: Master Shkencor (120 kredite, 2 vjet)


Studime të Ciklit të III-të: Doktoraturë