logo



Aktiviteti sociokulturor nga studentët e Departamentit të Sociologjisë

Studentët e Departamentit të Sociologjisë në kuadër të festave Kombëtare organizuan në datën 30 nëntor 2022 ne mjediset e Fakulteti të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës një aktivitet sociokulturor për të festuar dhe përkujtuar së bashku përpjekjet shtetformuese dhe sfidat e këtj rrugëtimi. Studentët e angazhuar kishin zgjedhur si kod veshjeje ngjyrat e flamurit dhe gjithë aktiviteti u përshkrua nga emocione të sinqerta dashurie për vendin, vetëdije sociale për të qënë qytetarë të angazhuar për një shoqoëri më të mirë, ndërgjegjie profesionale për të dhenë më të mirën si profesionistë dhe për të qënë përkrah njëri-tjetrit drejt një të ardhmeje më të mirë. Falenderojmë Elisabetën, Elisën, Shpresën, Alkidën, Anxhelën, Ornelën, Denisën, Semin, Rean, Anjëzën, Klaudian, Fitoren për angazhimin e marrë, për seriozitetin me të cilin punuan, për emocionet që na dhuruan. Gjithashtu falenderojmë gjithë studentët, të cilët mbështetën kolegët e tyre. Gëzuar Pavarësinë Shqipëri!