logo



Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Aegean, Greqi, në kuadër të programit Erasmus + për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024 në Universitetin Aegean, Greqi.
 
Nivelet e mobilitetit për studentët:– Bachelor;– Master;
 
Afati për aplikim: 04 Tetor 2023
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.