logo



Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Vytautas Magnus, në Lituani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mësimdhënie dhe trajnim për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Vytautas Magnus, në Lituani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

https://www.vdu.lt/en/

.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie / trajnim;

.

Fusha e shkëmbimit:https://www.vdu.lt/en/academic-subdivisions/

Kohëzgjatja:– 5 + 2 ditë;Mobilitetet akademike nuk mund të realizohen nga data 01.12.2023 deri më 01.02.2024, pasi universiteti pritës nuk ofron leksione gjatë kësaj periudhe.

Personeli mund të propozojë të marrë pjesë në “International Staff Week” që ky universitet do të organizojë në muajin Prill 2024.

.Afati për aplikim: 01 Nëntor 2023

 

Kliko, këtu