logo



Njoftim – Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës ka hapur regjistrimet mbi gjuhën dhe kulturën kineze për të gjithë të interesuarit.

Ju komunikojme se, Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës ka hapur regjistrimet mbi gjuhën dhe kulturën kineze për të gjithë të interesuarit. Regjistrimet kryhen online në faqen tonë www.ciut.edu.al,  gjithashtu, kurset janë ne auditor dhe online.

Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës ofron:
Të gjitha nivelet e mësimit të gjuhës kinez, per te gjithe te interesuarit.
Studentët e Universitetit të Tiranës kanë dy mundësi për të mësuar gjuhën kineze, ose duke e zgjedhur këtë lëndë në kurrikulat që fakulteti ofron ose duke u regjistruar pranë Institutit Konfuci-UT.
Bursa studimi në universitet më  të mira të Kinës, per cdo student shqipetar.
Evente te ndryshme kulturore si: Konkursi i Kulturës Kineze; Festa e Fenerit Kinez, etj. Zgjeroni aftësitë dhe njohuritë tuaja mbi Kinën, gjuhën dhe kulturën me Institutin Konfuci në Universitetin e Tiranës.

.

INSTITUTI KONFUCI NË UNIVERSITETIN E TIRANËS

Regjistrimet në kursin e gjuhës dhe kulturës Kineze pranë Institutit Konfuci-UT për vitin akademik 2023-2024 (Semestri i parë)
Të gjithë të interesuarit për kursin e gjuhës dhe kulturës Kineze pranë Institutit Konfuci-UT për vitin akademik 2023-2024 (Semestri i parë), ju njoftojmë që me datë 11/09/2023- 11/10/2023 hapen regjistrimet. Kurset nisin pas datës 16/10/2023. Regjistrimi duhet të bëhet nga të gjithë studentët (të të gjitha niveleve) dhe është online në faqen tonë www.ciut.edu.al. Për të kryer regjistrimin klikoni në linkun: https://docs.google.com/forms/d/1TV-J-X8tur10Hk3ROuv4elyX5JbYBHPLDudnY9YePx0/edit?pli=1