logo



NJOFTIM PËR PËRJASHTIMET NGA TARIFA E SHKOLLIMIT DHE OSE PËR PERFITIMIN E BURSAVE NË PROGRAMIN E CIKLIT TË PARË, BACHELOR ME KOHË TË PLOTË PËR VITIN AKADEMIK 2023-2024

NJOFTIM

 .

PËR PËRJASHTIMET NGA TARIFA E SHKOLLIMIT DHE OSE PËR PERFITIMIN E BURSAVE  NË PROGRAMIN E CIKLIT TË PARË, BACHELOR ME KOHË TË PLOTË PËR VITIN AKADEMIK 2023-2024

 

Bazuar në V.K.M Nr. 40, datë 23.01.2019 dhe V.K.M Nr. 251, datë 27.03.2020 të Këshillit të Ministrave “ Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin Nr. 269, datë 29.03.2017 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale, që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit”, të ndryshuar , dhe V.K.M Nr. 39, datë 23.01.2020 “ Për disa ndryshime vendimin nr. 903, datë 21.12.2016, të këshillit ministrave, “për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi fushat prioritare dhe studentët në nevojë”, të ndryshuar, njoftohen të gjithë studentët e FSHS-së të programit të ciklit të parë bachelor , se ka filluar procedura për dorëzimin e dokumentave për përjashtimin nga tarifa e shkollimit dhe ose per përfitimin e bursave  për  vitin akademik 2023- 2024.

.

 

DOKUMENTACIONI DORËZOHET:

 

Vetëm  nëpërmjet POSTËS në adresën :

“Fakutleti i Shkencave Sociale, Bulevardi “ Gjergj Fishta”, Tiranë

 

AFATI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTACIONIT

NGA 09- 25 TETOR 2023

.

  • Studentët aplikues duhet të kenë kujdes që dokumentacioni i tyre të ketë ardhur në Fakultet nga posta brenda datës 25 TETOR 2023 që është afati përfundimtar i aplikimit.
  • Duhet që përveç dokumentacionit të kërkuar të bashkëngjitin edhe një kërkesë me shkrim në të cilën të specifikohet për cfarë aplikojnë bursë dhe ose përjashtim nga tarifa

.

*Sqarojmë se në rastin kur studentët janë përfitues edhe të bursës edhe të përjashtimit nga tarifa e shkollimit mjaftojnë të dorëzojnë vetëm një palë dokumenta origjinale( nuk është e nevojshme të paraqiten dy palë dokumenta)

 .

-Për dokumentacionin që dorëzohet klikoni në linkun Dokumentacioni

.

-Për kërkesën për aplikim  klikoni në linkun Kërkesa