logo



Njofim – Aktiviteti në kuadër të Ditës Globale të Etikës 2023

Departamenti i Filozofisë, në vijim të angazhimeve në kuadër të Ditës Globale të Etikës 2023, 18 Tetor 2023, bën me dije përmbajtjen e aktiviteteve me të ftuar studentë, staf akademik dhe administrativ nga të gjithë fakultetet e UT. FSHS përmbyll zyrtarisht projektin studimor të mbështetur nga AKKSHI “Etika digjitale, Agora humane dhe institucionale dhe Universiteti i Tiranës”, shtator 2022-shtator 2023 si dhe promovon studimin e botuar me mbështetje të fondeve të kërkimit nga FSHS.

Të ftuar specialë janë studentët e viteve të para në degët e ndryshme në FSHS dhe nxënës të shkollave të mesme të Tiranës, “Petro Nini Luarasi”, “Asim Vokshi” dhe institucioni jopublik “Elitë”, pjesmarrës në konkurim me ese, krijimtari digjitale dhe artistike mbi tematikën e zgjedhur “Etika fuqizon institucionalizmin shkollor”. UT, FSHS dhe Departamenti i Filozofisë  vijojnë të jënë pjesë e një rrjeti angazhimesh me mbi 100 vende të botës akademike, shoqërisë civile, mediatike dhe nga biznesi nën filozofinë e Ditës ‘Etika fuqizon” nga Carnegie Counsel of International Affairs  and Ethis në SHBA. (https://www.carnegiecouncil.org/initiatives-issues/global-ethics-day)

Jeni të mirëpritur!

  1. Programi i Simpoziumit –> Kliko, këtu
  2. Programi i Workshopit –> Kliko, këtu