- FILLIMI
- RRETH FAKULTETIT
- PROGRAMET E STUDIMIT
- STUDENTET
- KERKIMI DHE BOTIME
- NJOFTIME
- KONTAKT
Brenda afateve 13.09.2016 – 20.09.2016, kandidatët fitues duhet të kryejnë proçesin e regjistrimit online dhe pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore duhet të dorëzojnë personalisht, ose nëpërmjet përfaqësuesit të autorizuar nga ana e tyre (08:00 – 16:00) dokumentacionin e mëposhtëm :
a- Mandat pagesën e tarifës së regjistrimit në programin e studimeve të ciklit të parë.
b- Dokument identifikimi (Kartë identiteti ose pasaportë) dhe në dosje të mbahet fotokopje e këtij dokumenti.
c- Fotokopje e noterizuar e Diplomës së Maturës Shtetërore ose Dëftesës së Pjekurisë, e shoqëruar me çertifikatën e notave, ose një dëftesë/ diploma tjetër të fituar jashtë vendit dhe të njehsuar nga MAS.
d- Deklaratën, e cila plotësohet nga kandidati në prani të sekretarisë mësimore me nënshkrim të saj dhe të vete kandidatit fitues.
e- Dy fotografi personale.