- FILLIMI
- RRETH FAKULTETIT
- PROGRAMET E STUDIMIT
- STUDENTET
- KERKIMI DHE BOTIME
- NJOFTIME
- KONTAKT
Njoftohen të gjithë studentët e FSHS-së të vitit të dytë dhe të tretë, bachelor me kohë të plotë, që vijnë nga shtresat sociale në nevojë dhe kanë përgatitur dokumentacion për përfitim burse për vitin akademik 2017- 2018, se për shkak të ditëve të pushimit në festat e Nëntorit, shtyhet afati përfundimtar i dorëzimit të dokumentave deri në datën 06 Dhjetor 2017.
Në datat 27, 28, 29 Nëntor 2017 nuk bëhen dorëzime dokumentash për përfitim burse.
Ndërkohë që orari i dorëzimit dhe ditët e dorëzimit janë sic ju kemi njoftuar më parë konkretisht
ORARI I DORËZIMIT:
Hënë- Premte nga ora 14.00- 18.00
Shtunë nga ora 09.00- 13.00
Diel nuk bëhen dorëzime dokumentash
Studentë ju kujtojmë se të gjithë dokumentacionet dorëzohen personalisht/ ose nga njëri prej prindërve dhe duhet të jenë të vulosur dhe nënëshkruar nga personat përgjegjës, të jenë pa korrigjime dhe me numër protokolli, ose të jenë të lëshuara sipas formave që njeh legjislacioni shqiptar në fuqi.