- FILLIMI
- RRETH FAKULTETIT
- PROGRAMET E STUDIMIT
- STUDENTET
- KERKIMI DHE BOTIME
- NJOFTIME
- KONTAKT
Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin me kohë të plotë të zyrave të marrëdhënieve me jashtë, stafin me kohë të plotë të zyrave të marrëdhënieve me studentët, stafin me kohë të plotë të zyrave të administrimit të projekteve dhe kërkimit shkencor për trajnim të Universitetit të Tiranës.
Llojet e mobilitetit:
-Shkëmbimin e stafit për trajnim;
Kohëzgjatja:
– 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit (datat 17 – 21 Qershor 2019);
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin ditor për stafin (140 EUR në ditë);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim:
– CV (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj;
– Plani i mobilitetit për trajnim*;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Trajnim klikoni në adresën:
http://www.unitir.edu.al/images/Training__mobility_plan.docx
*Plani i Mobilitetit për trajnim është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së trajnimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.
Afati për aplikim: 18 Prill 2019
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!