- FILLIMI
- RRETH FAKULTETIT
- PROGRAMET E STUDIMIT
- STUDENTET
- KERKIMI DHE BOTIME
- NJOFTIME
- KONTAKT
Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Middle East Technical University, në Ankara, Turqi në kuadër të programit Erasmus +, për studentët e UT-së për studime, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e studentëve për studime me bursë Erasmus+;
– Shkëmbimin e studentëve për studime me o grant (studenti nuk paguan tarifë shkollimi në Universitetin METU, por nuk shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe qëndrimit i mbulon me vetë)
.
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor (shkëmbim për studime);
– Master (shkëmbim për studime);
*Studentët e nivelit Master mund të kryejnë edhe kërkimin e tezës së diplomës, por duhet të kontaktojnë në mënyrë individuale me një profesor nga Universiteti METU, sipas programit të studimit të studentit, i cili është i gatshëm të punojë me ta.
.
Kohëzagjatja e bursave:
-Bachelor (5 muaj);
-Master (5muaj);
.
Fushat e studimit:
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti i METU klikoni në adresat:
https://catalog.metu.edu.tr/
https://oibs2.metu.edu.tr/View_Program_Course_Details_64/
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët që përfitojnë bursë Erasmus+);
-Kostot e udhëtimit (275 EUR, për studentët që përfitojnë bursë Erasmus+);
.
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët Bachelor:
– CV (në gjuhën angleze/turke);
– Foto personale;
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti i nivelit Bachelor (i përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze/turke, në varësi të programit të studimit);
– Listë notash (e përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze//turke, në varësi të programit të studimit);
– Letër Motivimi (në gjuhën angleze/turke, në varësi të programit të studimit);
– Certifikatë e gjuhës së huaj B1 sipas sistemit CEFR (anglisht/turqisht në varësi të programit të studimit);
-*Learning Agreement (studenti duhet të kryejë në METU 30 ECTS);
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin METU lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During
mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.
.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
http://www.unitir.edu.al/images/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx
.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
– CV (në gjuhën angleze/turke);
– Foto personale;
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti të nivelit Master (i përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze/turke, në varësi të programit të studimit);
– Listë notash e nivelit Bachelor (e përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze/turke, në varësi të programit të studimit);
– Listë notash e nivelit Master (e përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze/turke, në varësi të programit të studimit);
– Letër Motivimi (në gjuhën angleze/turke);
– Certifikatë e gjuhës së huaj (anglisht/turqisht në varësi të programit të studimit);
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin METU lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During
mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.
.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
http://www.unitir.edu.al/images/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx
.
Afati për aplikim: 02 Dhjetor 2019 ora 11:30.
.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë nga e Hëna në të Enjte ora 10:30 – 11:30 dhe 14:30 – 16:00, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!