Në kuadër të projektit “Rritja e kapaciteteve të punonjësve socialë, që punojnë në fushën e shërbimeve sociale, si dhe përmirësimi i edukimit në Punë Sociale” që Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale-Universiteti i Tiranës po zbaton në bashkëpunim me UNICEF, është pregatitur Paketa Burimore për Punonjësit e Shërbimeve Sociale në Shqipëri.
Kjo paketë përmban legjislacionin shqiptar në fusha të veçanta të praktikës së punës sociale, protokolle pune të miratuara dhe në përdorim, strategji dhe plane veprimi si dhe plane vendore. Paketa synon që t’i vijë në ndihmë punonjësve socialë në shërbim me përmbledhje për legjislacionin në fusha të veçanta, referime dhe shpjegime të neneve specifike që lidhen drejtpërdrejt me të drejtat e klientëve të shërbimeve sociale apo të rolit profesional të punonjësve socialë.