- FILLIMI
- RRETH FAKULTETIT
- DEPARTAMENTET
- STUDENTET
- KERKIMI DHE BOTIME
- NJOFTIME DHE NGJARJE
- KONTAKT
Bazuar në Nenin 9 të Rregullores “Për Organizimin e Zgjedhjeve për Autoritete Drejtuese dhe Senatin Akademik në Universitetin e Tiranës”, duke qenë se në Fakultetin e Shkencave Sociale do të ketë më shumë se një Qendër Votimi, KZF-FSHS, UT, në mbledhjen e tij të datës 15. 07. 2020
VENDOSI:
1- Të shpallë hapjen e aplikimeve të kandidatëve për anëtarë të Komisioneve të Qendrave të Votimit (KQV).
2- Aplikimi i kandidatëve (staf akademik me kohë të plotë, student) fillon më datë 15. 07. 2020 nga ora 09:00 dhe përfundon në datën 20. 07. 2020, ora 13:00.
3- Kandidatët duhet të paraqesin kërkesën për aplikimin dhe dokumentin e identifikimit (fotokopje).
4- Aplikimet e kandidatëve do të dorëzohen pranë zyrës së KZF-FSHS, UT, ose online në adresën kzffshsut@gmail.com .
Komisioni i Zgjedhjeve në Fakultetin e Shkencave Sociale, UT