logo



Aktiviteti hapës i projektit “Zhvillimi i Kompetencave Digjitale të Mësueseve për Përdorimin e Teknologjisë në Fusha të Ndryshme të Kurrikulës së Arsimit Parauniversitar”.

Ditën e premte në datë 30 Shtator 2022, në ambjentet e Fakultetit të Shkencave Sociale u zhvillua aktiviteti hapës i projektit “Zhvillimi i Kompetencave Digjitale të Mësueseve për Përdorimin e Teknologjisë në Fusha të Ndryshme të Kurrikulës së Arsimit Parauniversitar”. Ky projekt njëvjeçar, i cili financohet nga Agjencia e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, synon që të realizojë një analizë të situatës në arsimin e mesëm të lartë (AML), si edhe në arsimin e mesëm të ulët (AMU), mbi nivelin e kompetencave digjitale të mësueseve për përdorimin e TIK në fusha të ndryshme të kurrikulës. Në këtë aktivitet morrën pjesë drejtues dhe mësues të shkollave të qytetit të Tiranës dhe më gjërë. Pjesëmarrësit në këtë aktivitet theksuan rëndësinë e arsimit digjital, ku duhet të përfshihen të gjithë indikatorët e domosdoshëm që mundësojnë krijimin e një arsimi digjital gjithëpërfshirës dhe të arritshëm nga të gjithë. Në këtë aspekt, mësuesit duhet të jenë të angazhuar dhe të përgatitur për të hyrë në një proces aktiv të të mësuarit përgjatë gjithë jetës, përderisa nga ata pritet që të jenë sa më aktivë dhe inovativë në mësimdhënie.