- FILLIMI
- RRETH FAKULTETIT
- PROGRAMET E STUDIMIT
- STUDENTET
- KERKIMI DHE BOTIME
- NJOFTIME
- KONTAKT
KONFERENCË
KRIZA PERMANENTE: QASJE KRITIKE
Vitet e fundit bota po përjeton kriza, njëpasnjëshmëria e të cilave duket se po merr një karakter permanent. Nga pandemia te lufta në Ukrainë, nga kriza ekonomike tek ajo ekologjike, nga deficiti demokratik te lëvizjet e protestave – kudo nëpër botë sistemet politike, marrëdhëniet ndërkombëtare, rendet shoqërore dhe përfytyrimet kolektive po janë në transformim e sipër. Në Shqipëri dhe vende të tjera periferike kriza merr përmasa edhe më të theksuara, si dhe bart tiparet e veta karakteristike.
Ne, si grup nismëtar studiuesish që na bashkon qasja kritike ndaj strukturave dhe fenomeneve politiko-shoqërore, synojmë që në këtë konferencë të përftohen kumtesa jo vetëm mbi nocionin e krizës, por edhe mbi sa më shumë elementë të jetës shoqërore e politike që janë shkaktare ose produkte të krizës.
Prandaj ftojmë kolegë e studiues nga vendi dhe bota që të na bashkohen në referime e diskutime, përmes të cilave synojmë të orientohemi sa më mirë intelektualisht në situatë, si dhe të nxisim reflektime kritike ndaj saj.
Konferenca do të mbahet në datën 20 dhjetor 2022 në mjediset e Fakultetit të Shkencave Sociale.
Abstraktet e kumtesave janë të mirëpritura përpara datës 13 dhjetor 2022.
Grupi organizator i konferencës
Arlind Qori dhe Sofokli Meksi, pedagogë në Departamentin Shkenca Politike (Universiteti i Tiranës).