FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE
MISIONI:
Fakulteti i Shkencave Sociale gjatë veprimtarisë së tij ka mision parësor përmbushjen e tre detyrimeve themelore që janë:
- Realizimi i procesit të mësimdhënies në auditor sipas standardeve bashkëkohore të zonës evropiane të arsimit të lartë.
- Nxitjen dhe realizimin e kërkimit shkencor në ndihmë të zhvillimeve të politikave sociale dhe humane të shoqërisë shqiptare.
- Nxitjen e mendimit kritik dhe krijues me qëllim zhvillimin e frymës së qytetarisë demokratike
Përmbushja e këtij misioni realizohet nëpërmjet arritjes së qëllimit kryesor të veprimtarisë së Fakultetit të Shkencave Sociale, që është përgatitja e specilistëve të rinj të fushave sociale me standard profesional, të aftë për t’u intergruar në tregun evropian të shërbimeve sociale dhe humane.
Arritja e këtij qëllimi realizohet në Fakultetin e Shkencave Sociale nëpërmjet përmbushjes së objektivave të tij parësore që janë:
- Standarde të larta në procesin e mësimdhënies
- Adoptimin e kërkimit shkencor si pjesë e punës së stafit akademik
- Realizimin e studimeve me rëndësi kombëtare në disiplinat sociale dhe humane
- Pjesëmarrjen në studime rajonale mbi hartimin e politikave sociale integruese me rajonin
- Kualifikimin e vazhdueshëm të stafit akademik nëpërmjet hapjes së programeve të reja të studimit në të gjitha ciklet e shkollimit universitar
- Ofrimin e mundësive për një arsim të specialistëve në fushat sociale për gjatë gjithë jetës
- Nxitjen e studimeve krahasuese dhe aplikative me ndikim mbi nxitjen e zhvillimeve ekonomike të vendit
- Dhënien e kontributeve për rritjen e standardeve demokratike të shoqërisë shqiptare
- Trajnimin me standarde bashkëkohore të studentëve në fushën e shkencave sociale dhe humane
- Rritjen e pjesëmarrjes së studentëve të fushave sociale në programe kërkimi kombëtare dhe rajonale
- Ndërmarrjen e punimeve shkencore teorike dhe aplikative me një numër të madh studentësh
- Rritjen e peshës së kualifikimit shkencor pasuniversitar
- Krijimin e një hapësire publike universitare që karakterizohet nga debati i lirë, serioz dhe me përkushtim ndaj të mirës publike.
Për realizimin e këtyre objektivave, Fakulteti i Shkencave Sociale ka një strategji afatgjatë të zhvillimit.
Strategjia aftagjatë e Fakultetit të Shkencave Sociale, e cila përfshin vitet 2014-2020, fokusohet tek thellimi i mendimit kritik dhe konsolidimi dhe ekuivalentimi i programeve të studimit sipas kërkesave dhe standardeve evropiane të punës. Kjo arrihet nëpërmjet:
- Analizës së tregut evropian mbi profesionet e fushave sociale;
- Hapjes së një numri programesh të reja studimi në të gjitha ciklet e shkollimit në arsimin e lartë shqiptar;
- Kualifikimit të vazhdueshëm të specialistëve në fushën sociale;
- Konsolidimit të profesioneve të reja në fushën e shkencave sociale;
- Zhvillimit gjithashtu të programeve dhe lëndëve që zhvillojnë dhe kultivojnë përdorimin kritik të intelektit.
Të dhëna të përgjithshme për Fakultetin e Shkencave Sociale
Fakulteti i Shkencave Sociale është pjesë e Universitetit të Tiranës. Fakulteti i Shkencave Sociale daton në vitin 1991. Pas ndryshimeve demokratike të shoqërisë shqiptare në vitin 1990, doli si një imperativ i kohës, përgatitja e profesionistëve në fushën e shërbimeve sociale dhe politike, specialitete këto të reja pas ndryshimeve. Në vitin 1991, hapet Fakulteti i Punës Sociale. Fakulteti i Punës Sociale, falë një bashkëpunimi me Universitetin “Gran Valey” SHBA, hapi një kurs studimi pasuniversitar në Punë Sociale. Emërtimi “Fakulteti i Shkencave Sociale” u vendos për herë të parë në vitin 1992. Ku fakultet u formua mbi bazën e Departamentit Punë Sociale, Departamentit Psikologji-Pedagogji dhe Departamentit të ristrukturuar Filozofi-Sociologji.
Fakulteti kishte dy degë, ku për herë të parë në vitin 1992 filluan të studiojnë studentë në degën Punë Sociale dhe Filozofi-Sociologji. Me kalimin e viteve, Fakulteti i Shkencave Sociale u rrit, si në cilësinë e stafit, ashtu edhe në larminë e specialistëve që ai filloi të diplomonte. Kështu, në vitin 1996 u hap dega e Psikologjisë dhe në vitin 2000 u hap dega e Shkencave Politike. Në vitin 2009 u krijuan departamentet e Sociologjisë, Filozofisë dhe Shkencave Politike. Sot fakulteti, ka 5 departamente, si dhe 3290 studentë në të gjitha ciklet e studimit.
Permbledhese – Numri i studenteve te FSHS-seVITI AKADEMIK 2016- 2017 |
||||||
Programi/ Cikli | Viti i Pare | Viti i Dyte | Viti i trete | Viti i katert | Viti i peste | Gjithsej |
Bachelor me Kohe te plote | 566 | 523 | 527 | 1616 | ||
Bachelor me Kohe te Pjesshme | 254 | 159 | 413 | |||
Master i Shkencave | 389 | 429 | 818 | |||
Master Profesional | 307 | 136 | 443 | |||
TOTALI | 1262 | 1088 | 527 | 254 | 159 | 3290 |
Fakulteti i Shkencave Sociale njihet si institucioni i parë dhe i vetëm arsimor në historinë e arsimit shqiptar, që ka përgatitur specialistët e parë në Sociologji, Psikologji, Punë Sociale, Administrimi dhe Politika e Punë Sociale, Filozofi dhe Shkenca Politike.
Fakulteti i Shkencave Sociale ka një staf të kualifikuar, i arsimuar dhe shkolluar edhe në mësimdhënie, në disa prej universiteteve më të mira në SHBA,në Evropë për të përmbushur misionin e tij.
Fakulteti i Shkencave Sociale ka 5 departamente të cilat janë:
- Departamenti i Politikave dhe Punës Sociale
- Departamenti i Sociologjisë
- Departamenti i Filozofisë
- Departamenti i Psikologji-Pedagogjisë
- Departamenti i Shkencave Politike