LIGJ Nr. 80/2015
PËR ARSIMIN E LARTË DHE KËRKIMIN SHKENCOR NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Misioni i arsimit të lartë Arsimi i lartë është e mirë dhe përgjegjësi publike dhe ka për mision:
a) të krijojë, të zhvillojë, të përcjellë dhe të mbrojë dijet përmes mësimdhënies, kërkimit shkencor, si dhe të nxisë e të zhvillojë artet, edukimin fizik dhe sportet;
b) të formojë specialistë të lartë dhe të përgatisë shkencëtarë të rinj, në përputhje me prioritetet e zhvillimit të vendit, duke kontribuar në rritjen e standardeve të demokracisë në vend;
c) të ofrojë mundësi të barabarta për të përfituar nga arsimi i lartë dhe të mësuarit gjatë të gjithë jetës;
ç) të kontribuojë në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor në nivel kombëtar dhe rajonal, si dhe në forcimin e sigurisë publike dhe kombëtare;
d) të mbështesë prioritetet strategjike dhe interesat e zhvillimit të vendit;
dh) të integrojë mësimdhënien me kërkimin shkencor;
e) të nxisë bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë.
Neni 2
Qëllimi i ligjit
Ky ligj ka për qëllim:
a) të përcaktojë rolin e shtetit në arsimin e lartë;
b) të përcaktojë misionin, objektivat kryesorë të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, rregullat e krijimit, organizimit, drejtimit, administrimit, financimit dhe mbylljes të institucioneve të arsimit të lartë;
c) të krijojë një sistem të unifikuar të arsimit të lartë, kërkimit shkencor në institucionet e arsimit të lartë, inovacionit bashkëkohor e konkurrues në hapësirën europiane të arsimit të lartë;
ç) të krijojë mekanizma të qëndrueshëm të sigurimit të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë, në përputhje me standardet europiane;
d) të vendosë arsimin e lartë mbi baza të qëndrueshme financiare, duke krijuar mundësinë për shfrytëzimin e burimeve të ligjshme të financimit;
dh) të garantojë mundësi të barabarta, mbi bazën e meritës, për të gjithë individët që duan të ndjekin studimet në arsimin e lartë;
e) të bazojë sistemin e arsimit të lartë mbi parimin e konkurrencës së lirë mes institucioneve të arsimit të lartë, personelit akademik dhe studentëve.
Neni….
PER ME SHUME SHKARKO