Mbështetur në Ligjin nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe Statutin e Universitetit të Tiranës, Senati Akademik i Universitetit të Tiranës miraton këtë rregullore:
PJESA E PARË
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Kjo Rregullore ka për qëllim rregullimin e veprimtarisë mësimore-shkencore dhe administrative të UT në përputhje me objektivat dhe misionin ligjor të saj.
Neni 2
Baza ligjore
Kushtetuta, Kodi i Punës, Kodi i Procedurave Administrative, Ligji për Arsimin e Lartë, aktet nënligjore të dala në zbatim të tij dhe Statuti i UT janë baza kryesore juridike e kësaj Rregulloreje. Po ashtu edhe aktet e tjera ligjore e nënligjore dhe marrëveshjet ndërkombëtare që kanë efekte në veprimtarinë e UT, në kuadrin e kësaj Rregulloreje si dhe në përputhje me bazën kryesore juridike të saj.
Neni 3
Fusha e veprimit
Rregullorja shtrin efektet e saj në të gjitha strukturat, organet dhe autoritetet drejtuese, njësitë përbërëse, personelin akademik, personelin joakademik dhe studentët, si dhe çdo personi tjetër fizik apo juridik që vepron në objektet apo territorin e U.T.
Rregullorja e UT disiplinon edhe marrëdhëniet e organeve dhe autoriteteve drejtuese të UT me njësitë përbërëse.
Marrëdhëniet me të tretët dhe veprimtaria e tyre në territorin e UT, bazohen në aktet ligjore e nënligjore përkatëse ose marrëveshjet e lidhura por duke iu referuar dispozitave të kësaj Rregulloreje, përveç kur me ligj parashikohet shprehimisht ndryshe.
Neni 4
Rregulloret e brendshme
Njësitë kryesore kanë rregullore të veçanta të brendshme të miratuara nga organet dhe autoritetet drejtuese përkatëse të UT.
Rregulloret e brendshme shtrijnë efektet në të gjitha strukturat, organet dhe autoritetet drejtuese, personelin akademik, joakademik dhe studentët, si dhe çdo personi fizik apo juridik që vepron në objektet dhe territorin përkatës.
Rregulloret e brendshme të njësive përbërëse kryesore rregullojnë marrëdhëniet e këtyre njësive me njësitë bazë dhe me njësitë e tjera përbërëse të tyre.
Njësitë përbërëse kanë rregullore të veçanta me efekte brenda tyre, miratuar nga organi drejtues.
Neni…
PER ME SHUME SHKARKO