Kreu I
Përbërja dhe organizimi i Këshillit të Profesorëve.
Neni 1
Këshillat e Profesorëve ngrihen pranë të gjithë Fakulteteve të Universitetit të Tiranës. Organizimi dhe funksionimi i tyre bazohen në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Ligjin nr. 9741, datë 21/05/2007 “Për Arsimin e Lartë në RSh”, VKM nr. 467, datë 18.7.2007 “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurave për kualifikimin shkencor e pedagogjik të punonjësve akademikë”, VKM nr. 864, datë 5/12/2007 (i ndryshuar), “Për hapjen e programeve të studimeve të doktoratës në institucionet publike të arsimit të lartë dhe për përcaktimin e kushteve që duhet të plotësojë studenti për marrjen e diplomës për gradën shkencore “Doktor”, Statutin e Universitetit të Tiranës dhe të gjitha aktet e tjera ligjore dhe nënligjore që parashikojnë ose kërkojnë përfshirjen e Këshillit të Profesorëve.
Neni 2
Këshillat e profesorëve (KP) përbëhen nga të gjithë profesorët, me kohë të plotë, të fakultetit. Lista e anëtarëve të KP, hartohet dhe korrigjohet në përputhje me ndryshimet e mundshme nga Dekani i fakultetit përkatës. Numri minimal i anëtarëve të KP-së duhet të jetë shtatë. Sipas vlerësimit te tij, mund të jenë anëtarë edhe përgjegjësit e departamenteve që janë në proces për marrjen e titullit “Profesor”.
Në rast se numri i profesorëve të fakultetit është më i vogël se shtatë, për të arritur këtë numër në KP mund të thirren profesorë të fushave të afërta nga fakultetet e tjera brenda UT, profesorë të ftuar apo profesorë me kontratë të fakultetit ose anëtarë, me titullin “Profesor i Asociuar”, që janë në procesin e aplikimit për titullin “Profesor”. Propozimi për kandidatët që ftohen të bëhen anëtarë të KP, bëhet nga Këshilli i Fakultetit përkatës dhe miratohet nga Rektori i UT.
Neni 3
Këshilli i Profesorëve drejtohet nga Kryetari i KP. Kryetari zgjidhet me votim të fshehtë të anëtarëve. Drejtimi i KP bëhet me rotacion për një vit akademik Kandidaturat për kryetar propozohen nga një ose më shumë anëtarë. Në rast të paraqitjes së vetëm një kandidature, fletët e votimit duhet të krijojnë mundësinë e shprehjes së votës kundër. Procedura e zgjedhjes së kryetarit të KP, organizohet dhe drejtohet nga kryetari në detyrë. Drejtuesi i KP zgjidhet nga i gjithë KP duke siguruar 50%+1 të votave.
Neni 4
KP mblidhet në kohën më të shkurtër të mundshme, çdo herë që në përputhje me legjislacionin në fuqi kërkohet angazhimi i tij. Mbledhjet e KP thirren, organizohen dhe drejtohen nga kryetari. Thirrja e mbledhjes së KP mund të bëhet edhe me kërkesë të një të tretës së anëtarëve të tij. Mbledhja e KP realizohet atëherë kur janë të pranishëm 2/3 e anëtarëve të tij dhe merr vendime me shumicë të thjeshtë të anëtarëve të pranishëm në mbledhje, vendime të cilat miratohen nga Dekani.
Neni…
PER ME SHUME SHKARKO