KODI I ETIKËS
I UNIVERSITETIT TË TIRANËS
Neni 1
Baza ligjore
Ky Kod është nxjerrë në zbatim të Ligjit nr.9741 datë 21.5.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të Ligjit nr.9131 datë 8.9.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”, të Statutit dhe Rregullores së Universitetit të Tiranës, si dhe të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi që kanë të bëjnë me fushën e veprimit të këtij kodi.
Neni 2
Qëllimi
Kodi i Etikës ka për qëllim të vendosë rregulla të sjelljes të personelit akademik dhe joakademik dhe të studentëve, sipas standarteve të vendosura, në përputhje me frymën e etikës profesionale dhe morale të universitetit dhe me lirinë akademike.
Neni 3
Fusha e veprimit
Kodi i Etikës është i detyrueshëm për zbatim në Universitetin e Tiranës, në Rektorat, në njësitë kryesore, bazë dhe ato ndihmëse që janë pjesë e këtij universiteti. Të gjithë punonjësit të cilët janë në marrëdhënie pune, pavarësisht nga forma dhe lloji i kontratës së punës, personel akademik ose joakademik dhe administrativ, janë të detyruar të zbatojnë dispozitat e këtij Kodi. Gjithashtu, këto dispozita janë të detyrueshme edhe për studentët që ndjekin programe studimi në U.T.
Neni…
PER ME SHUME SHKARKO