Prof. Asoc. Dr. Aida Goga
Aida Goga është Përgjegjëse e Departamentit të Filozofisë që nga viti 2016. Ajo u diplomua në filozofi në vitin 2000 në Departamentin e Filozofisë, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Ajo ka marr titullin “Profesor i Asociuar” në Filozofi, në Departamentin e Filozofisë në vitin 2022 dhe ka mbrojtur Gradën Doktor i Shkencave në vitin 2014, në Institutin e Studimeve Europiane. Fushat e saj të interesit janë mësimdhënia dhe kërkimi shkencor në fushën e filozofisë, etikës dhe lidershipit. Ekspertiza e saj në këto fusha përfshin mësimdhënie në nivelin Bachelor dhe Master si dhe puna kërkimore dhe botimet në këto fusha. Kurrikulumi i saj përfshin dhe një eksperiencë të gjatë si eksperte në institucione e organizata të ndryshme. Ajo është autore e mbi 20 referimeve dhe botimeve, në vend dhe jasht tij. Aktualisht ajo ligjëron në Hyrje në filozofi, Antropologji filozofike, Lidershipi dhe standartet, Teori etike bashkëkohore dhe Filozofi e lindjes.