Erjona FUSHA (Personel Ndihmës Akademik)
Diplomuar si Sociologe pranë Fakultetit të Shkencave Sociale (UT) në vitin 2006. Gjatë viteve 2008-2010 ka përfunduar studimet Master i Nivelit të Dytë “Marketing”, Fakulteti i Ekonomisë, (UT). Vazhdon studimet e thelluara të Ciklit të Tretë, Doktoraturë në Sociologji, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale (UT) . Prej vitit 2010 ushtron detyrën e Personelit Ndihmës Akademik (me karakter mësimor) pranë Departamentit të Filozofisë, në funksion të realizimit dhe mbështetjes së veprimtarive të mësimdhënies dhe/ose të kërkimit shkencor të këtij departamenti. Ajo asiston në proceset administrative dhe akademike njëkohësisht, të cilat kanë si objektiv zhvillimin e institucionit të arsimit të lartë në nivel njësie bazë, njësie kryesore ose në nivel institucional.