Suela Hana (Personel Ndihmës Akademik)
Është diplomuar si Sociologe pranë Fakultetit të Shkencave Sociale (UT) në vitin 2000. Gjatë viteve 2009-2010 ka përfunduar studimet Master i Nivelit të Dytë “Kërkim në Edukim”. Vazhdon studimet e thelluara të Ciklit të Tretë, Doktoraturë në Shkenca Politike. Prej vitit 2010 ushtron detyrën e Personelit Ndihmës Akademik (me karakter mësimor) pranë Departamentit të Shkencave Politike, në funksion të realizimit dhe mbështetjes së veprimtarive të mësimdhënies dhe/ose të kërkimit shkencor të këtij departamenti. Ajo asiston në proceset administrative dhe akademike njëkohësisht, të cilat kanë si objektiv zhvillimin e institucionit të arsimit të lartë në nivel njësie bazë, njësie kryesore ose në nivel institucional.