Konferenca: Departamenti i Filozofisë
- Simpozium Shkencor, Dita Globale e Etikës, 7 Tetor 2018, “Global Ethics Day is a global teach-in and an opportunity for institutions to explore the role of ethics in a globalized world”
- Departamenti i Filozofisë & Departamenti i Shkencës Politike organizuan në datat 5-6 Nëntor 2018, Konferencën me titull: “Lidershipi dhe zhvillimet Sociale” ku lektuan profesore te huaj; Prof.As. Eleonora Serafimovska &As. Marijana Markovikja Institute for Sociological, Political and Juridical Research, University “Ss. Cyril and Methodius”, Skopje, Macedonia.
- Realizimin e Konferencës Shkencore: “Roli i filozofisë në transformimet sociale” 15 nëntor 2018, nga Departamenti i Filozofisë, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Në këtë projekt shkencor morën pjesë si key speaker Dr. Muhamedin Kullashi (Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës) me kumtesën “Ethos-i filozofik si kritikë e qenies sonë historike. Roli i filozofisë për Foucault-n”
- Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me temë:“Elitat me mendim dhe platforma idesh, jeta mendonjëse dhe debati për projektimin e shqiptarit dhe Shqipërisë në prosperitet. Mendimtarët shqiptarë të viteve 20-të, 30-të të shekullit të XX”. Dt: 16.11.2019, lektore e huaj Prof.As.Dr. Serena Petrillo, Prof.Ferrucio Canali: Early 20th century Albania as seen through the eyes of Italians.
- Workshopi:“Universiteti dhe filozofia përballë modeleve të zhvillimit të sotëm botëror. Rasti i Republikës Popullore të Kinës” në bashkëpunim me Institutin Konfuci, Tetor 2020.
- “Dita Globale Etikës” 2021 “Etika fuqizon Arsimin Cilësor dhe Demokracinë në Edukim”, Departamenti i Filozofisë.
- Konferenca Shkencore “EKZISTENCA, LIRIA DHE TË MENDUARIT NË KOHË PANDEMIE”, 24 nëntor 2021. Departamenti i Filozofisë.
LEKSIONE & AUDITORE TE HAPURA
- Leksion i hapur: 1968: REVOLUCIONI KULTUROR NE BAZE TE SHOQERISE PERENDIMORE AKTUALE, Paraqitja nga Prof. Lorenzo Rossetti (Historian, Filozof, Univ. Louvain, Belgjikë)
- Leksion i hapur nga profesor Muhamedin Kullashi 17 maj 2018 “Fucaultlt mbi Modernitetin”
- Leksion i hapur nga profesor Muhamedin Kullashi 14 Nëntor 2019 , “Kritika e etikês së Kantit nga Nietzsche”.
- Auditorin e hapur studentor me autorët e librit “Në lojë me djallin”, Dr. James Direda dhe Dr. Jack Maroney -realizuar në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Dituria” dhe Departamentin e Filozofisë. 28 maj 2019
- Auditor i Hapur Studentor: “Integrimi Europian dhe Shqipëria. Një process i trazuar por që vijon: identiteti kombëtar, debatet që na nevojiten, edukimi, politika, ekonomia dhe kultura jonë” (në vigjilje të Ditës së Europës – 9 Maj 2021) E ftuar: Asoc. Dr Enika Abazi, lektore pranë Universitetit të Lille, Francë
- Auditor i Hapur Studentor “Edukimi me vlera dhe virtyte është premisë e një shqiptarie, Shqipërie, të qytetëruar dhe demokratike”
Të ftuar:
- Dr Aljula Jubani, Drejtore e Institutit të Studimeve Europiane pranë Universitetit të Tiranës.
- Atë Vitor Demaj, Drejtor i Bibliotekës Françeskane, kryerdaktor i revistës “Hyllit i Dritës” dhe drejtor i Botimeve Françeskane. Ka kryer lincensën në filozofi në Universitetin Antonian në Romë. Lektor i filozofisë në Seminarin Interdioqezan në Shkodër.
.
.
- Auditor i Hapur Studentor me lektore te ftuar Dhoma Ekonomike e Gruas në Biznes , Antonela Hako, Klodiana Ajazi dhe Valbona Begolli “Standardet dhe kompetencat për punësim në biznesin përballë cilësive të diplomave universitare. Përvoja botërore për këshillim studimesh të nivelit “MSc”, rasti i universiteteve britanike”
.
.
- Auditor i hapur studentor: Masteristat drejt punësimit: lektore te ftuar: Prof.dr.Klodiana Gorrica: Komisionere prane Avokatit te Popullit, Ermonela Xhafa
.
.
- 24 Jan 2020 Auditor i hapur studentor, në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës) Moduli akademik “Filozofia e Integrimit Evropian” në Departamentin e Filozofisë të Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës synon ndërtimin e një mjedisi akademik dhe publik idesh, argumentash, debati, projektesh per funksionimin e Bashkimit Evropian dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në të. Studentet e filozofise, viti i dyte dhe trete Bachelor, diskutuan ne Auditorin e Hapur me Ambasadoren e Suedise ne RSh, Zj Elsa Hastad. te integrimit evropian qe ka kaluar Suedia por duhet te vijoje edhe Shqiperia deri ne anetaresimin Auditori ju kushtua proceseve ne BE.
.
.
EVENTE
Zhvillimi i eventit “Orët e kinemasë dhe imazhi fotografik”
Programi Orët e kinemasë: Imazhi kinematografik dhe tematika e dashurisë Departamenti i Filozofisë nën përkujdesjen e veçantë të studentëve dhe të ish-studentëve, propozon organizimin e një aktiviteti të përjavshëm në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale. Ky aktivitet ka për synim, nxitjen e edukimit me anë të imazhit, ngritjen e çështjeve për diskutim që do të derivojnë nga filmografia, socializimin dhe ngjizjen e një shije estetike, kulturore. Eventi është parashikuar të zhvillohet të hënën e çdo jave, përgjatë një muaji. Filmografia është përzgjedhur në mënyrë të atillë që të ketë një ndërlidhje, një kompozicion, një tematikë të përbashkët dhe një shënjues që është dashuria. Një tematikë kjo universale, e ekspozuar në bashkëkohësi për diskutim, si një gjendje, një atmosferë, që prek rininë, prek shpirtin më të mpirë, trupin më të përçudnuar, mendjet më të ngushta, dhe të gjithë ato karaktere që nuk kanë zënë akoma vend tek e keqja masive e tregut, reklamës, spektaklit, dhe ideologjisë për spektakolarizimin e gjithçkaje, me arsyen e vetme rrëmbimin e kohës të secilit prej nesh. Arkitektonika e shfaqjes së filmave do të përpiqet të ndërtojë çastet e dashurisë të manifestuar në çdonjërin prej tyre. Kjo do të hapi shtegun e diskutimeve për të gjithë shikuesit, që do të bëhen pjesë e rrahjes së mendimeve, menjëherë sapo filmi të ketë përfunduar.