- FILLIMI
- RRETH FAKULTETIT
- PROGRAMET E STUDIMIT
- STUDENTET
- KERKIMI DHE BOTIME
- NJOFTIME
- KONTAKT
Instituti Evropian për Inovacion dhe Teknologii i mbështetur nga Komisioni Europian ka hapur Thirrjen e 3-të për Institucionet e Arsimit të Lartë brenda iniciativës “EIT-HEI”. Përmes kësaj thirrjeje, kjo iniciative synon të mbështesë IAL-të që të zhvillojnë aktivitete që do të përmirësojnë kapacitetet e tyre inovative dhe sipërmarrëse.
Fushëveprimi i Iniciativës është i gjerë duke synuar të adresojë nevoiën për transformimin e IAL-ve dhe rolin e tyre në nxitjen e rritjes ekonomike të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Kjo iniciativë synon të inkurajojë IAL-të që të reflektoinë mbi praktikat e tyre dhe mundësitë për te rritur ndikimin ne ekosistemin e tyre në Evropë si dhe ofron mbështetje për IAL-tē për të zhvilluar dhe ndërmarre veprime konkrete, specifike për të arritur këtë ndikim. Synimet kryesore të Iniciativës janë të fuqizojë IAL-të në të gjithë Evropën për t’u bërë inovative dhe sipërmarrëse në përgjithësi, si dhe gjithashtu lidhur me qasjen e tyre ndaj arsimit, kërkimit dhe angazhimit me bizneset dhe ekosistemin lokale inovative.
Afati per aplikime është deri në 28 Shkurt 2023.
Për sa me sipër, referojuni informacioneve në linkun www.eit-hei.eu, si dhe ndjekjen e “webinareve”, si më poshtë: