“Përforcimi i kapaciteteve profesionale të studentëve të shkencave sociale dhe punonjësve të shërbimeve sociale” / “Strengthen capacities of pre-service and in-service social care workforce”

Fakulteti i Shkencave Sociale pranë Universitetit të Tiranës së bashku me Fakultetin e Shkencave të Edukimit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan  dhe Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, në partneritet me @UNDP Albania dhe me konsulencën e Universitetit për Shkencat Sociale të Aplikuara të Lucernës në Zvicër, po realizojnë projektin “Përforcimi i kapaciteteve profesionale të studentëve të shkencave sociale dhe punonjësve të shërbimeve sociale”. Projekti ka për qëllim përmirësimin dhe diversifikimin e njohurive, aftësive dhe shprehive profesionale të studentëve dhe punonjësve të shërbimeve sociale. Kjo do të arrihet përmes ofrimit të një literature bashkëkohore, në gjuhën shqipe, për studentët e të tre universiteteve dhe profesionistët e shërbimeve sociale; forcimit të kapaciteteve profesionale të punonjësve që ofrojnë shërbime sociale; përmirësimit të zhvillimit të praktikave profesionale për studentët; si dhe avancimit në garantimin e standardeve etike në kërkimin shkencor. Ky Projekt është pjesë e aktiviteteve të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Askush të mos mbetet pas/Leave No One Behind”, faza 2, që mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim   #SDC #Askushtemosmbetetpas #LeaveNoOneBehind #FakultetiiShkencaveSociale