logo



Vizitat studimore të studentëve në institucione arsimore publike dhe jopublike në qytetin e Tiranës të Masterit Shkencor “Mësuesi i Shkencave Sociale për AML”

Masteri Shkencor “Mësues i Shkëncave Sociale” pranë Departamentit të Pedagogji Psikologjisë vijon traditën e tij të Vizitave Studimore në kuadër të lëndës “Seminar Special – Pjesëmarrja Qytetare”  në institucione arsimore publike dhe jopublike në qytetin e Tiranës. Struktura e këtyre vizitave studimore në institucione përfshin një numër komponentësh të funksionimit të shkollës të cilat mundësojnë dhe edukojnë pjesmarrjen dhe angazhimin qytetar të të rinjve në shoqëri por edhe tëpjesmarrjes së  komunitetit prindëror e më gjërë drejt ketyre institucioneve. Drejtuar nga titullarja e lëndës, Prof. Asoc. Dr Majlinda Keta ato në muajin dhjetor dhe tani në janar u fokusuan në një institucion publik, gjimnazi “Sami Frashëri” (dhjetor), pjesë e Marrëveshjes së Zyrës Arsimore Vendore Tiranë me FSHS dhe në një institucion jopublik, “Kings Tirana”(janar), një traditë tashmë e krijuar mes Deparatmentit të Filozofisë dhe këtij institucioni në mbështetje të mjeshtërimit të studentëve në “filozofi edukimi”.

Platforma studimore përmbante:

  1. Vlerësimin e gjithë elementëve të përformancës institucionale të një institucioni  edukimi nga ndjekja e momenteve të para të futjes dhe përgatitjes së nxënësve për mësim.
  2. Vlerësimin e mjedisit edukativ në mjediset e përbashkëta në institucion për nxënësit, mësuesit dhe komunitetin shkollor dhe demokracinë shkollore.
  3. Vlerësimin e një drejtuesi institucioni edukimi në këndvështrimin e standardeve të plotësuara të demokracisë shkollore.
  4. Vlerësimin e orës së mësimit në këndvështrimin e edukimit dhe nxitjes për pjësmarrje qytetare.
  5. Vlerësimin e strukturave demokratike të nxënësve në institucion.
  6. Vlerësimin e shërbimeve mbështetëse edukative në institucion në këndvështrimin e edukimit dhe nxitjes s nxënësve për pjesmarrje dhe angazhim qytetar në shkollë e komunitet.

Në përfundim të Vizitës Studimore studentët e masterit përgatitën dhe mbrojtën punimet e tyre kërkimore duke reflektuar mbi cilësinë tejet të vlerësueshme të  çdo ore të ndjekur mësimore(në anglisht dhe shqip) pranë ‘Kings Tirana me mësuesit  Gareth Moss, Krystyna Wierzbowicz dhe Desara Karaj. Zotësia metodike e organizimit të një ore dinamike me pjesmarrje në masë të nxënësve, përfshirja e digjitalizimit si pjesë e mjeshtërimit me dijen dhe literaturën, puna me projekt apo shfrytëzimi i rëndësisë që ka në arritjet e nxënësve vlerësimi i komponentëve individualë psikologjiko sociale ndërsa zhvillimi i dialogut apo punës në grupe mbi çështje të qytetarisë, bioetikës, këshillimit të karrierës apo identitetit kombëtar ishin standardet e vlerësuar nga masteristët nga kjo përvojë në atë institucion. Studentët ndjenë përgjegjshmërinë dhe transparencën  në prezantimin qysh në hyrje dhe pritje  të nxënësve në institucion nga 3 drejtuesit (Bassam Abulibdeh, Eva Hoxha, Fatmir Vejsiu), vlerësuan frymën e bashkëpunimit në skuadër që ndjehej mes tyre, formatin tepër demokratik të Asamblesë së Nxënësve, vizionin tepër të qartë të drejtuesve në institucion për mendimin e lirë të nxënësve në pjesmarrje dhe aktivitete me natyrë qytetare dhe humane  sikurse ndikimin që formate të tilla kanë si pjesë e këshillimit të një karrierë të suksesit për çdo fëmijë. Vizita Studimore çmoi rëndësinë që ka për një institucion edukimi fryma miqësore që shprehin nxënësit dhe stafet pritëse ndaj studentëve masterista në misionin e tyre kërkimor.

Ky proces vlerësues kërkimor  u krye edhe për Vizitën Studimore në gjimnazin “Sami Frashëri” ku Tryeza e Rrumbullakët me gjithë Qeverinë e Nxënësve dhe mësuesin kordinator  u cilësua si më produktivja e vlerësimit që kërkohej nga Vizita Studimore dhe Platforma e saj. Studentët nxorrën konkluzionet e tyre mbi atë që duhet të kërkojë të shprehë nga nxënësit, mësuesit, drejtuesit, psikologu, punonjësi social apo punonjësi i sigurisë  një shkollë e standardeve infrastrukturore si ajo e “Sami Frashëri’, në Tiranë.

Si mësues të ardhshëm të shkencave sociale në shkollat e mesme në vend studentët thelluan procesin e tyre të të menduarit kritik mbi atë çfarë shkolla shqiptare ka nevojë sot në përmbushje të misionit të saj për përgatitjen e qytetarëve të anagazhuar dhe pjesmarrës në demokracinë shqiptare.

Punimet kërkimore të këtyre vizitave do të jenë edhe si material burimor kërkimor që do të përdoren në mbrojtjen e temave të tyre të diplomës në përfundim të këtyre studimeve nga studentët e këtij masteri.

 

Drejtuesit janë të parët që presin në institucion, nxënësit dhe çdo të interesuar.

Me tre drejtuesit: Eva Hoxha, Fatmir Vejsiu, Bassam Abulibdeh

Percjellja e studentëve në ambientet e Kings Tirana nga Drejtuesit: Eva Hoxha dhe Fatmir Vejsiu

.

 

Ora e digjitalizuar e “ Këshillimit të Karrierës” në Kings Tirana.

 

.

 

Studentët vlerësuan faktin se punimet e prodhura nga vetë nxënësit që shprehnin shkollën e 4C, fotot nga nga aktivitetet e shumta kishin në qendër vetëm nxënësit.
.
Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale duke ndjekur një orë mësimore në ambientet e Kings Tirana, të zhvilluar nga profesori Gareth Moss në prani të drejtuesit Bassam Abulibdeh

 

.

 

Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale duke ndjekur një orë mësimore në ambientet e Kings Tirana, të zhvilluar nga Krystyna Wierzbowicz

 

.

 

Në mjediset e sapo të inaguruara të gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë ku pjesë e grupit studimor u bë edhe Presidenti i Qeverisë së Nxënësve.

 

.

Tryeza e Rrumbullakët me Qeverinë e Nxënësve dhe me mësuesen koordinatore u cilësua nga studentët si më produktivia për vlerësimin e demokracisë nga të gjithë  aktorët në shkollë.

.