logo



Departamenti i Shkencave Politike organizon aktivitetin “Si e deformon mendësia tribale procesin e të menduarit”

Universiteti  i  Tiranës, Fakulteti  i  Shkencave  Sociale, Departamenti i Shkencës Politike ka nderin të ftojë lektorin Dr. Nikos Sotirakopoulos për të diskutuar mbi temën e mëposhtme:

 

 

“Si e deformon mendësia tribale procesin e të menduarit”

 7 mars 2023

Ora 12:00

Salla: 219

Fakulteti i Shkencave Sociale

 

 

Dr. Nikos Sotirakopoulos është lektor dhe profesor vizitor pranë Institutit “Ayn Rand”. Ai ka përfunduar studimet e doktoraturës në fushën e sociologjisë politike në Universitetin e Kentit, në Mbretërinë e Bashkuar, dhe ka shërbyer si lektor në universitetet e Mbretërisë së Bashkuar për 10 vite.

.

Dr. Sotirakopoulos është drejtor i Institutit “Ayn Rand Europe”, si dhe është diplomuar në Qendrën Akademike Objektiviste. Ai ka qenë shpeshherë i ftuar si analist në mediat britanike dhe është autor i dy librave: “The Rise of Lifestyle Activism: from New Left to Occupy” dhe “Identity Politics and Tribalism: the New Culture Wars”.