logo



Auditor i Hapur pranë Shkollës Teknike Ekonomike në Tiranë – Departamenti i Filozofisë

Studentët e Departamentit të Filozofisë , në kuadër të moduleve lëndore “Filozofi edukimi” dhe “ Edukim dhe lidership” zhvilluan një Vizitë studimore disa orëshe pranë Shkollës Teknike Ekonomike në Tiranë.
Vizita synoi të analizojë dhe vlerësojë një shkollë profesionale model.
Vizita Studimore nën drejtimin e Dr.Anila Banaj, drejtore e shkollës dhe Prof.Asoc.Dr Majlinda Keta( titullare e lëndëve) mundësoi për studentët :
1. Vlerësimin e një shkolle që në kurrikul ka zhvillimin e qendrueshëm.
2. Kompetencat e një drejtuesi vizionar që zhvillon e prodhon frymën e udheheqësisë për edukimin për zhvillim të qendrueshëm dhe mbështetur dhe bërë konkuruese edhe me modele të shkollave profesionale zvicerane.
3. Aftësimi me kompetencat për jetën dhe suksesin në punësim të nxënësve qasur tregut të punës.
4. Këshillimi i Karrierës që kjo shkollë ofron për shkollat 9 vjeçare në vend.
5. Standardet e qendrueshmërisë në këtë lloj arsimi transformativ për punësimin e mësuesce të rinj edhe prej ish nxënësve të kësaj shkolle.
Proceset digjitalizuese në kurrikulën e shkollës dhe mbështetja nga Ministria e Financave apo projektet e huaja. Procesi akreditues i shkollës.
Pas kësaj Vizite Studimore studentët ndërtojnë projektet e tyre të analizës apo platformave për edukimin dhe lidershipin që duhet të prodhojë sistemi arsimor shqiptar për të rinj të zotë dhe të punësuar suksesshëm.