logo



Studentët e UT, një diplomim madhështor në “Air Albania”

Të dashur studentë, të diplomuar në Universitetin e Tiranës (Fakultetin e Shkencave Sociale) në vitin akademik 2021-2022 (për studentët Bachelor të ciklit akademik 2019-2022, Master Profesional të ciklit akademik 2021-2022 dhe Master Shkencor të ciklit akademik 2020-2022!

Për të festuar përfundimin e studimeve, në të dyja ciklet, Bachelor dhe Master, për herë të parë Universiteti i Tiranës, organizon një ceremoni të përbashkët diplomimi me të gjithë studentët e njësive bazë përbërëse të UT.

Ceremonia do të zhvillohet në:

datën 6 Qershor 2023,

ora 19.00, në stadiumin “Air Albania”.

 

Veshjen e ceremonialit do ta sigurojë fakulteti, dhe ju do të njoftoheni për vendin dhe kohën kur duhet ta tërhiqni dhe ta dorëzoni.

Studentët e diplomuar në fakultetin tonë, do të kenë platenë e tyre të uljes në stadium. Për vendin dhe kohën e paraqitjes në stadium, informacionin do ta merrni disa ditë para ceremonisë.

Për efekt organizimi, jeni të lutur që të konfirmoni brenda datës 19 maj 2023 pjesëmarrjen e në cermoni.

Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen në ceremoni duke plotësuar formularin në linkun: https://forms.office.com/e/hRpeZVuVMU si dhe për cdo pyetje drejtohuni në adresën e email-it:  fshs.ut.info@unitir.edu.al .