- FILLIMI
- RRETH FAKULTETIT
- PROGRAMET E STUDIMIT
- STUDENTET
- KERKIMI DHE BOTIME
- NJOFTIME
- KONTAKT
Në kuadër të informimit lidhur me rolin e Psikologut Organizacional dhe Lëndës Sjellje në Organizatë, Fakulteti i Shkencave Social, Departamenti Pedagogji Psikologji në vazhdimësi të bashkëpunimeve me Drejtorinë e Administratës Publike (DAP), realizuan një takim informues dhe shume frytdhënës me studentë të vitit të parë dhe të dytë të Masterit Shkencor Me Profil Psikolog Organizacional dhe student vitit të dytë bachelor, tw orientuar nga pedagogët Dr. Valbona Habili Sauku dhe Dr. Migena Buka.
Takimi kishte synim njohjen praktike e informimin e studentëve lidhur me:
Procesin e rekrutimit në administratën publike,
Praktikat e burimeve njerezore,
Procesin e vlerësimit të performancës,
Procesin e trajnimit dhe zhvillimit në administratën publike
Takimi ishte shumë frytdhënës, pasi studentët jo vetëm morën një informacion orientues dhe praktik, por edhe sepse ata evidentuan në bisedime me stafin e Drejtorisë së Administratës Publike (DAP) rëndësinë e rolit të Psikologut Organizacional në institucionet shtetërore.
Psikologjia organizacionale si profesion, mund të jetë një nga karrierat potenciale të tyre në të ardhmen, por që shihet si një profil, i cili ndryshe nga shumë profile të fushës së psikologjisë nuk ekziston në tregun e punës, me gjithë rëndësinë e tij, në mënyrë të veçantë në këtë periudhë sa sfiduese dhe stresuese për të gjithë në çdo institucion, organizatë, kompani, agjenci apo korporatë në Shqipëri.
Ka përreth 23 vite që diplomohen studentë në nivel masteri shkencor me këtë profil të paktën në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe ata përballen në çdo moment me mosekzistencën e këtij profesioni në tregun e punës. Nga ky takim u pa e nevojshme vazhdimësia e informimit në të ardhmen lidhur me fokusin dhe rëndëësinë e këtij profesioni në nivele të ndryshëm të aktorëve në administratën shtetërore dhe në tregun e punës në tërësi. Ndaj secili prej te pranishmeve e konsideroi këtë takim si vazhdimësi të një procesi të promovimit të profesionit të Psikologut Organizacional në vendin tonë.