- FILLIMI
- RRETH FAKULTETIT
- PROGRAMET E STUDIMIT
- STUDENTET
- KERKIMI DHE BOTIME
- NJOFTIME
- KONTAKT
Të dashur studentë, të diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës në vitin akademik 2020-2021 dhe 2021-2022!
Për të festuar përfundimin e studimeve, në të dyja ciklet, Bachelor dhe Master, për herë të parë Universiteti i Tiranës, organizon një ceremoni të përbashkët diplomimi me të gjithë studentët e njësive bazë përbërëse të UT.
Ceremonia do të zhvillohet në datën 6 Qershor 2023, ora 19:00, në stadiumin “Air Albania”.
Për efekt organizimi, jeni të lutur që të konfirmoni brenda datës 31 Maj 2023 pjesëmarrjen në cermoni në linqet bashkëngjitur.
Pasi të konfirmoni pjesëmarrjen mund të tërheqin veshjen e ceremonisë së diplomimit pranë Zyrës së Magazinës në katin e dytë (në krah të Zyrës së Financës) në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale duke filluar nga data 25.05.2023 deri në datën 05.06.2023 ora 10:00 – 13:00.
Për të tërhequr veshjen e ceremonisë së diplomimit duhet të keni me vete një mjet identifikimi (Pashaportë / Kartë Identiteti).
Për cdo pyetje drejtohuni në adresën e email-it: fshs.ut.info@unitir.edu.al .