- FILLIMI
- RRETH FAKULTETIT
- PROGRAMET E STUDIMIT
- STUDENTET
- KERKIMI DHE BOTIME
- NJOFTIME
- KONTAKT
Te premten me date 7 Korrik 2023 pranë ambienteve të Fakultetit të Shkencave Sociale u zhvillua takimi konsultues në kuadër të ngritjes së Komitetit të Etikës për Kërkimin Shkencor në Shkenca Sociale (KEKSh) si pjesë e projektit “Përforcimi i kapaciteteve profesionale të studentëve të shkencave sociale dhe punonjësve të shërbimeve sociale” të financuar nga programi Leave Noone Behind, i UNDP. Në këtë takim morën pjesë anëtarë të grupit të punës për hartimin e dokumentave për KEKSh, anëtarë të stafit akademik të FShS, doktorantë të atashuar pranë këtij fakulteti, si dhe dekani i FShS. Në këtë takim u paraqitën format e mundshme të funksionimit të KEKSh, u diskutuan çështje të ndryshme në lidhje me rolin e këtij organi, vendimmarrjen e tij, marrëdhëniet me palë të treta, etj.