Sezoni i provimeve të vjeshtës për studentët e ciklit të parë Bachelor do të jetë nga data 11 – 15 Shtator 2023.
Kanë të drejtë të japin provime të mbarutura deri në 30 kredite të gjithë studentët e cikleve 2017-2020; 2018-2021; 2019-2022;2020-2023 (viti i tretë) si dhe cikli 2021-2023 (viti i parë) dhe cikli 2022-2025 (viti i dytë).
Studentët aktualë të vitit të parë (cikli akademik 2022-2025) dhe të vitit të dytë (cikli akademik 2021-2024) të programeve të studimit Bachelor kanë të drejtë të japin provime të mbarutura deri në 30 kredite, studentët aktual të vitit të tretë (cikli 2020-2023 nuk kanë të drejtë permirësimi).
Vetëm studentët aktualë të vitit të parë (cikli akademik 2022-2025) dhe të vitit të dytë (cikli akademik 2021-2024) kanë të drejtë të japin deri në 3 lëndë për përmirësim (viti i parë aktual ka të drejtë të përmirësojë 3 lëndë nga viti i parë dhe viti i dytë aktual ka të drejtë të përmirësojë 3 lëndë nga viti i dytë).
Regjistrimi i studentëve për ciklet: 2020-2023 (viti i tretë aktual) si dhe cikli 2021-2023 (viti i parë aktual) dhe cikli 2022-2025 (viti i dytë aktual) për provimet e mbartura dhe përmirësime do të zhvillohet në sistemin e-student nga data 24/07/2023 deri në datën 09/09/2023.
Regjistrimi i studentëve për ciklet: 2017-2020; 2018-2021; 2019-2022 për provimet e mbartura do të zhvillohet pranë sekretarisë mësimore nga data 28/08/2023 deri në datën 09/09/2023.
Mbrojtja e Diplomës/Provim Formimi në sezonin e vjeshtës për studentët e ciklit të parë Bachelor do të jetë në datën 26 Shtator 2023 ora 09.00.
Regjistrimi i studenëve për temë diplome/provim formimi pranë Departamenteve nga data 18/09/2023 deri në datën 22/09/2023 nga ora 09.00 deri në orën 14.00.
Programet e studimit Master Profesional
Sezoni i vjeshtës për studentët e ciklit të dytë të studimeve Master Profesional do të jetë nga data 18-22 Shtator 2023.
Studentët aktualë të vitit të parë të programit të ciklit të dytë të studimeve Master i Profesional kanë të drejtë të japin provime të mbarutura deri në 30 kredite dhe përmirësime kanë të drejtë të japin deri në 2 lëndë.
Kanë të drejtë të regjistrohen vetëm studentët e Masterit Profeional në ciklet e studimit 2021-2022 dhe 2022-2023.
Regjistrimi i studentëve për provimet e mbartura dhe përmirësime do të zhvillohet në sistemin e-Student nga data 24/07/2023 deri në datën 09/09/2023.
Mbrojtja e Mikrotezës/Provim Formimi në sezonin e vjeshtës për studentët e ciklit të dytë Master Profesional do të jetë në datën 28 Shtator 2023 ora 09.00.
Regjistrimi i studenëve për temë diplome/provim formimi pranë Departamenteve nga data 18/09/2023 deri në datën 27/09/2023 nga ora 09.00 deri në orën 14.00.
Programet e studimit Master i Shkencave
Sezoni i vjeshtës për studentët e ciklit të dytë të studimeve Master i Shkencave do të jetë nga data 18-22 Shtator 2023.
Studentët aktualë të vitit të parë(cikli 2022-2024) të programit të ciklit të dytë të studimeve Master i Shkencave kanë të drejtë të japin provime të mbarutura deri në 30 kredite dhe përmirësime kanë të drejtë të japin deri në 2 lëndë.
Studentët e vitit të dytë (cikli 2021-2023) të programit të ciklit të dytë të studimeve Master i Shkencave kanë të drejtë të japin provime të mbartura deri në 30 kredite.
Kanë të drejtë të regjistrohen në sistem për Master i Shkencave studentët e ciklit akademik 2019-2021; 2020-2022 dhe 2021-2023.
Regjistrimi i studentëve aktual të vitit të parë (cikli 2022-2024) dhe të vitit të dytë)cikli 2021-2023) për provimet e mbartura dhe përmirësime do të zhvillohet në sistemin e-Student nga data 24/07/2023 deri në datën 09/09/2023.
Regjistrimi i studentëve për ciklet: 2019-2021; 2020-2022 për provimet e mbartura dhe përmirësime do të zhvillohet pranë sekretarisë mësimore nga data 28/08/2023 deri në datën 09/09/2023.
Mbrojtja e Mikrotezës/Provim Formimi në sezonin e vjeshtës për studentët e ciklit të dytë Master i Shkencave do të jetë në datën 27 Shtator 2023 ora 09.00.
Regjistrimi i studenëve për temë diplome/provim formimi pranë Departamenteve nga data 18/09/2023 deri në datën 26/09/2023 nga ora 09.00 deri në orën 14.00.
Fakulteti i Shkencave Sociale
Fakulteti i Shkencave Sociale (FSHS) është njësi kryesore e Universitetit të Tiranës. Rrugëtimi i Fakultetit të Shkencave Sociale nis në vitin 1992