- FILLIMI
- RRETH FAKULTETIT
- PROGRAMET E STUDIMIT
- STUDENTET
- KERKIMI DHE BOTIME
- NJOFTIME
- KONTAKT
Revista shkencore “Lente Sociologjike”, botim i Departamentit të Sociologjisë të Universitetit të Tiranës do të rifillojë botimin. Do të botohen 2 numra për vitin 2023. Revista botohet nga Departamenti i Sociologjisë, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës dhe është me periodicitet botimi 2 herë në vit. Fokusi kryesor i revistës është krjimi i një hapësire të dedikuar për të botuar artikuj në fushën e studimeve sociologjike si dhe në fusha të studimeve të shkencave sociale. Bordi shkencor i revistës është ndërkombëtar duke përfshirë personalitete të kualifikuar në fushën e studimeve sociologjike në hapësirën shqipfolëse, në diasporën akademike shqiptare në vendet e zhvilluara perëndimore dhe personalitete akademike nga universitete që bashkëpunojnë me Departamentin e Sociologjisë, Universiteti i Tiranës.