logo



Në Fakultetin e Shkencave Sociale do të nisin aplikimet në programin e studimit të Formimit të Vazhduar në Fushën Psiko-Pedagogjike.

Në zbatim të Udhëzimit Nr. 3, Datë 15.02.2023 për përcaktimin e Diplomave Universitare të Njëvlefshme, të ngjashme ose të përafërta me nënfushën/lëndët e mësimdhënie në arsimin parauniversitar dhe kriteret për hapjen e programeve të studimeve të fomimit të vazhduar në fushën Psiko-Pedagogjike, MAS ka miratuar:

Hapjen e programit të studimit të formimit të vazhduar në fushën psiko-pedagogjike, që  realizohet me 35 kredite dhe kohëzgjatje normale 1 *një) semester, në gjuhën shqipe, me formë studimi me kohë të plotë.

Në përfundim të këtij programi studimi lëshohet certifikatë për formimin psiko-pedagogjik në Departamentin e Pedagogjisë dhe Psikologjisë, në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës, referuar nivelit 7 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve.

Aplikimet në programin e studimit të Formimit të Vazhduar në Fushën Psiko-Pedagogjike do të nisin gjatë muajit Tetor.

Kriteret do të publikohen në faqen zyrtare të fakultetit. Departamenti i Pedagogji – Psikologjisë.