logo



Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Salzburgut, në Austri, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024. 

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Salzburgut në Austri, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024. 
 
 
Fushat e studimit: – Shkenca Politike;  
 
Afati për aplikime: 18 Tetor 2023 
 
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në formatin pdf në e-mailin iro@unitir.edu.al
 
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.