logo



Njoftim – Sezon Ekstra i Vjeshtës 2023

Vendim

.

Dekanati i Fakultetit të Shkencave Sociale, bazuar në kërkesën e Këshillit Studentor të FSHS-së dhe në nenin 53 të Rregullores të UT-së, në mbledhjen e tij të datës 26.09.2023 vendosi:

.

  1. Të hapi përgjatë muajit Tetor 2023 një sezon shtesë për studentët e viteve të treta të programeve Bachelor, të viteve të dyta të programeve Master Shkencor si dhe të programit Master Profesional në FSHS.
  2. Studentët e programeve Bachelor viti i III (të cikleve 2017-2020; 2018-2021; 2019-2022;2020-2023) mund të shlyejnë deri në 3 (tre) provime të prapambetura në datat 4,5,6 Tetor 2023.

 .

Regjistrimi për provime:

  • Regjistrimi i studentëve për ciklin 2020-2023 (viti i tretë aktual) për provimet e mbartura, viti i III Bachelor do të zhvillohet në sistemin e-student ( http://e-student.unitir.edu.al/e_student_ut ) nga data 29/09/2023 deri në datën 02/10/2023.
  • Regjistrimi i studentëve për ciklet: 2017-2020; 2018-2021; 2019-2022 për provimet e mbartura do të zhvillohet pranë sekretarisë mësimore nga data 29/09/2023 deri në datën 02/10/2023.

.

  1. Studentët e programeve Master Shkencor (Viti II) (të cikleve 2019-2021; 2020-2022 dhe 2021-2023) dhe Master Profesional (të cikleve 2021-2022 dhe 2022-2023) mund të shlyejnë deri në 2 (dy) provime të prapambetura në datat 12,13 Tetor 2023.

 

Regjistrimi për provime:

  • Regjistrimi i studentëve aktual për ciklin e dytë të studimeve Master Shkencor dhe Master Profesional për provimet e mbartura do të zhvillohet në sistemin e-Student ( http://e-student.unitir.edu.al/e_student_ut ) nga data 05/10/2023 deri në datën 11/10/2023.
  • Regjistrimi i studentëve për ciklet: (2019-2021; 2020-2022 Master Shkencor)  për provimet e mbartura do të zhvillohet pranë sekretarisë mësimore nga data 05/10/2023 deri në datën 11/10/2023.

 

 

.

  1. Provimi i Formimit ose Mbrojtja e Temës në programet Bachelor do të jetë në datën 11 Tetor 2023.

Regjistrimi i studenëve për temë diplome/provim formimi pranë Departamenteve nga data 06/10/2023 deri në datën 10/10/2023 nga ora 09.00 deri në orën 14.00.

.

  1. Provimi i Formimit ose Mbrojtja e Temës në programet Master do të jetë në datën 23 Tetor 2023.

Regjistrimi i studenëve për temë diplome/provim formimi pranë Departamenteve nga data 15/10/2023 deri në datën 22/10/2023 nga ora 09.00 deri në orën 14.00.

.

*Ju lutem respektoni afatet dhe mënyrën e regjitrimit.

 

Dekanati