logo



Njoftim për kuotat e paplotësuara për fazen me kërkesa (pas Raundit të Dytë) te regjistrimeve ne Bachelor per vitin akademik 2023-2024.

Kandidatët që janë pjesë e portalit U-Albania dhe rezultojnë të pa regjistruar në asnjë program studimi, kanë të drejtën e regjistrimit në programe studimi ku ka kuota të pa paplotësuara në të gjithë programet e Fakultetit të Shkencave të Sociale, pavarësisht aplikimeve në raundet e mëparshme.

Fakulteti i Shkencave Sociale njofton se në përfundim të Fazës së Dytë të regjistrimeve në programet Bachelor ka ende kuota të paplotësuara sipas programeve më poshtë:

  1. Psikologji –>  5 kuota të paplotësuara
  2. Filozofi –>  66 kuota të paplotësuara
  3. Punë Sociale —> 12 kuota të paplotësuara
  4. Administrim dhe Politika Sociale –> 30  kuota të paplotësuara
  5. Shkenca Politike –>  41 kuota të paplotësuara
  6. Sociologji –>  22 kuota të paplotësuara

 

Shënim: Kandidatët që janë pjesë e portalit U-Albania dhe që do aplikojnë me kërkesa pranë Fakultetit të Shkencave Sociale por nuk kanë aplikuar në asnjë nga Raundet e mëparshme duhet te sjellin dhe një kopje të formularit A2 me degët ku kanë aplikuar në Raundin e Parë dhe Raundin e Dytë.

*Kandidatët kur të kryejnë aplikimin duhet të sjellin dhe kopjen nga e albania ose kopjen origjinale të diplomës (dhe Çertifikatën e Notave). 

Udhëzim “Mbi procesin e regjistrimeve pas raundit të dytë, për vitin akademik 2023-2024”. Kliko, këtu