logo



Aktiviteti përmbyllës i projektit: “Zhvillimi i Kompetencave Digjitale të Mësuesve për Përdorimin e TIK në fusha të ndryshme të Kurrikulës së Arsimit Parauniversitar”.

Në datë 25 Shtator, 2023 në sallën “Aula Magnia”, në ambjentet e Fakultetit të Shkencave Sociale, u zhvillua aktiviteti përmbyllës i projektit “Zhvillimi i Kompetencave Digjitale të Mësuesve për Përdorimin e TIK në fusha të ndryshme të Kurrikulës së Arsimit Parauniversitar”, projekt i financuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, AKKSHI. Në aktivitet u prezantuan gjetjet e studimit dhe gjithashtu me pjesëmarrësit u diskutuan platforma të ndryshme digjitale të aksesueshme pa pagesë dhe që mund të përdoren nga mësueset në ndihmë të procesit të mësimdhënies dhe të të nxënit, etj. Në aktivitet u diskutua edhe plani i veprimit që është propozuar edhe në raport. Në aktivitet morrën pjesë, drejtues nga Zyra Vendore Arsimore e qytetit të Tiranës, drejtues të shkollave të mesme të qytetit të Tiranës, si edhe mësues të arsimit të mesëm të ulët dhe të lartë.

Më poshtë jepen disa foto nga ky aktivitet.