logo



Përfundoi me sukses trajnimi 3 ditor i trajnerëve të studentëve gjatë praktikës mësimore në institucione/organizata në kuadër të projektit “Përforcimi i kapaciteteve profesionale të studentëve të shkencave sociale dhe punonjësve të shërbimeve sociale”

Në një iniciativë të përbashkët Fakulteti i Shkencave Sociale, UT dhe Fakultetet e  Shkencave të Edukimit në Elbasan dhe Shkodër, në partneritet me institucionet dhe organizatat e shërbimeve sociale të mbështetur nga programi i UNDP “Leave No One Behind / Askush të mos mbetet pas” si dhe bashkëpunimin e Universitetit të Lucernës Zvicër, u përfshinë aktivisht për të zhvilluar procedura standarte me qëllim  përmirësimin e praktikave mësimore të studentëve të shkencave sociale.