logo



Në datat 9-10 tetor, 2023 u zhvillua trajnimi i studentëve “Sporti për Zhvillimin e Aftësive”

Në datat 9-10 tetor, 2023 u zhvillua trajnimi i studentëve të nivelit Bachelor në Psikologji, viti i 3 të Fakultetit të Shkencave Sociale, Departamenti Pedagogji Psikologji, lidhur me studimin e impaktit të aktiviteteve, në kuadër të projektit “Sporti për Zhvillimin e Aftësive”, i cili synon të forcojë, përhapë dhe afirmojë metodologjinë e Sportit për zhvillim (S4D) si një mjet për të arritur një impakt social pozitiv dhe për të nxitur zhvillimin personal, duke u fokusuar kryesisht në aftësitë jetësore dhe orientimin në karrierë të të rinjve në nivel lokal dhe kombëtar. Studim synon të masë ndikimit të aktiviteteve të projektit (Sporti për Punësim) dhe krijimi i një kuadri të qartë të ndikimit të S4E në nivel lokal në Tiranë. Pjesmarrja e studentëve në këtë trajnim, por më tepër në këtë studim është një vlerë e shtuar lidhur me edukimin dhe informimin e tyre në fushën e kërkimit shkencor.  

Partnerët kryesor në këtë projekt janë: MAS, Ministria E Shtetit për Rininë dhe FemijëtKomiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, Qendra Epoka e Re, Fakulteti i Shkencave Sociale (Departamenti i Psikologjisë, UT), Universiteti Gjerman i Sportit Këln, Gjerman me mbështetjen Financiare  të GIZ. 

.

.

Video

.

#GIZ Albania

#QendraEpokaERe