logo



Takim i Hapur-Zyra e Karrierës

E kthyer tashmë në një traditë, në kuadër të fillim vitit akademik 2023-2024 Zyra e Karrierës, në Fakultetin e Shkencave Sociale, Univeriteti i Tiranës, organizoi Takimet e Hapura me vitet e para të Departamenit të Pedagogji-Psikologjisë dhe Departamenit të Sociologjisë. Ky aktivitet u krye me qëllim informimin e studentëve mbi veprimtarinë dhe njohjen e e shërbimeve, aktiviteteve që Zyra e Karrierës ofron për studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale. Duke i uruar një vit të mbarë dhe të suksesshëm, ftojmë të gjithë studentët të bëhen pjesë e shumë aktiviteteve në vijim, të cilat në fokus kanë pregatitjen dhe orientimin e studentit në tregun e punës.