logo



Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin e Malagas, në Spanjë, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Malagas, në Spanjë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024. 
 
 
Kohëzgjatja e bursave: – Bachelor (1 semestër); – Master (1 semestër);
 
* Studentët e vitit të parë bachelor nuk mund të aplikojnë; * Për studentët e nivelit Master, nevojitet një aplrovim paraprak nga universiteti pritës (koordinatori / drejtuesi në fakultetin / departamentin pritës)  
 
 Afati për aplikim: 25 Tetor 2023 
 
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al
 
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al
.