logo



Fjala përshëndetëse e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha për Ditën Globale të Etikës 2023, organizuar nga Departamenti i Filozofisë i FSHS, 18 Tetor 2023

Të dashur studentë të Universitetit të Tiranës,

Të dashur nxënës të gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, “Asim Vokshi” dhe institucionit jopublik “Elitë”, fitues në konkursin e shpallur nga projekti I Ditës mbi “Etika fuqizon institucionalizmin shkollor”,

Të nderuar dekanë, administratorë, përgjegjës departamentesh, pedagogë , mësues të filozofisë së shkollave të mesme në Tiranë, miq të Fakultetit të Shkencave Sociale.

E nderuar zj. Zëvëndësministre e MAS, Zj. Tola,  Drejtore e AKKSHI, Zj. Muça dhe Drejtore e ZVAT, Zj. Alhysa.

U bënë 7 vite që Fakulteti i Shkencave Sociale, me promotor Departamentin e Filozofisë, shenjohet si përfaqësuesi zyrtar në rrjet Ndërkombëtar për Ditën Globale të Etikës . Pra, sot, ne jemi pjesë e modelit universitar me partnerë nga mbi 100 vende të botës, nën menaxhimin e Carnegie Counseil of International Affairs[1] në SHBA që prej 10 vitesh mban liderin e debateve globale për Etikën.

Në cilësinë e rektorit unë përgëzoj angazhimin tuaj të qendrueshëm profesional akademik, si profesorat, studentë dhe administrim në rrjet ndërkombëtar profesionistësh. Mbi të gjitha vlerësoj faktin që këtë modelim ju e fuqizoni me studentë edhe nga fakultete të tjera dhe me sistemin parauniversitar shqiptar. Vjet, po nga ky Forum Shumëdimensional Universitar, ai i Ditës Globale të Etikës 2022,  në një nga komponentën e saj, ne lançuam fillimin e projektit fitues të mbështetur nga AKKSHI, “Etika digjitale, Agora humane dhe institucionale dhe Universitare” . Sot, pas një viti, ne kemi të përfunduar studimin e kryer nga grupi ndërdisiplinor kërkimor i 3 fakulteteve, FSHS, (Prof. Asoc. Dr. Majlinda  Keta dhe Prof. Asoc. Dr. Aida  Goga), FE, (Prof. Dr. valentina Sinaj dhe Dr. Nertila Busho)  dhe FSHN ( Dr. Odeta Kromici) që do të jetë në vetvete një pikënisje për përmirësime në vijim në dobi të normimit më cilësor etik të jetës sonë institucionale universitare me propozime konkrete të bazuara në një kërkim të mirëfilltë shkencor mbi standardet e etikës digjitale në institucionin tonë. Ajo që vlerësohet nga unë në ciësinë e Rektorit, por edhe si një pjesmarrës aktiv në të prej 1 viti, është procesi i Agorave të prodhuara në çdo fakultet të UT, përfshirë edhe ISE, me të gjithë aktorët dhe faktorët studentorë, akademik dhe administrativ të komunitetit më të madh universitar në vend, Universitetit të Tiranës.

Sot, bashkë me studimin e grupit të kërkueseve, ne kemi të bashkëngjitur dy Letra Politike Studentore nga FSHS dhe FE pikërisht për institucionalizmin universitar edhe në standardet tona të komunikimit digjital. Vlerësoj që në Shkollën verore të projektit organizatorët kanë bashkëpunuar online edhe me diasporën akademike shqiptare po aq sa organizata të punëdhënies për këshillim karriere dhe orientim të suksesshëm në tregun e punës.

Te gjithë, së bashku, fuqizojmë profilin e partneriteteve tona në kërkim dhe inovacion, një standard i domosdoshëm për progresin tonë institucional dhe i të qenit Universitet lider në komunitetin universitar shqiptar por edhe konkurues në rrjet ndërkombëtar.

FSHS, edhe sot, çon më tej angazhimet dhe përgjegjësitë pas këtij studimi ndërsa ka marrë përsipër botimin  cilësor të  tij. Ka rëndësi në vijim përne të gjithë marrja e përgjegjësive për zgjidhjen problematikave të dala për secalin nga studimi ndërsa ftesa në këtë Simpozium dhe Ëorkshopstudentor ku protagonizmi i profesoratit shkon paralel me atë studentëve dhe strukturave të tyre përfaqësuese, mbetet procesi i duhur si duhet të përfshihemi në progress.  Ky është procesi ku duhet të besojmë të gjithë në emër të demokracisë universitare, lirisë akademike por edhe të ndërtmit të objektivave tona për Universitetin 4.0, modeli sfidant i botës akademike mbarëbotërore. Jam mirënjohës për këtë këndvështrim të zhvillimit të universitetit nga studentët, stafet akdemike ndërdisiplinore dhe administrimi i FSHS. Jam tejet mbështetës për frymën në FSHS për përfshirjen e pedagogëve të rinj dhe të studentëve të ekselencës në veprimtari përfaqësuese kërkimore në emër të FSHS dhe UT. Protagonizmi i tyre shpreh moralin tonë institucional në mbështetje të studentëve dhe të akademikëve të rinj. Ndërdisiplinariteti duhet të jetë një objektiv tjetër që na duhet ta fuqizojmë institucionalisht të gjithë bashkë. Fryma inovative, bashkëpunimi kërkimor ndërdisiplinor, zgjerimi dhe fuqizimi i bashkëpunimit me partnerë institucionalë  të kërkimit në Shqipëri siç është AKKSHI, por jo vetëm, mbi të gjitha në transparencë e përfaqësim edhe në rrjete ndërkombëtare profesionistësh  do të na duhet t’i fuqizojmë më tej si kontribute edhe të procesit të ndërkombëtarizimit dhe përfaqësimit dinjitoz në rankime ndërkombëtare.

Grupi i kërkueseve në studim, të dhënat dhe analizat nga studimi, Letrat Politike Studentore kanë rekomanduar për institucionalizmin tonë universitar jo pak fusha për përmirësim e normim juridik etik më cilësor , fuqizim kurrikular akademik por edhe  administrim më etik, standarde që në cilësinë e Rektorit por edhe të drejtuesit të Senatit Akademik shpreh se do të konsiderohen në vendimarrjet dhe zhvillimet tona të mëtejshme universitare për të merituar edhe vlerësimin si Universiteti Lider për Etikën Universitare.

Dita e sotme, sërish, do të prodhojë platforma analize, ndryshimi e progresi nga akademikët, studentët dhe administrimi pro UT, si model i Universitetit 4.0. Këtë e shoh në çdo dokument dhe produkt kreativ, të loguar të Ditës. Duke ju uruar organizatorëve të Ditës punime të mbara unë sërish premtoj se do të jem një vlërësues i vëmëndshëm i çdo ideje për fuqizimin e etikës universitare, një pjesmarrës aktiv i çdo inisiative nga stafe dhe studentë që Universitetin e Tiranës  që do të fuqizonte institucionalisht UT dhe e bënte atë një konkurent sfidant dhe dinjitoz në rrjete ndërkombëtare profesionistësh edhe në ditë si kjo e Ditës Globale të Etikës.

[1] The Tenth Annual Global Ethics Day Will Take Place on October 18, 2023 (prnewswire.com);

Global Ethics Day | Carnegie Council for Ethics in International Affairs | Carnegie Council for Ethics in International Affairs


Raport Studimi – Kliko, këtu