logo



PYETËSOR MBI EDUKIMIN MEDIATIK DHE INFORMACIONIN  

PYETËSOR MBI EDUKIMIN MEDIATIK DHE INFORMACIONIN  

Të dashur studente/studentë, një grup studentësh të Fakultetit të Shkencave Sociale, Departamenti  i Sociologjisë Ju ftojnë të kontribuoni në plotësimin e një pyetësori mbi EDUKIMIN MEDIATIK DHE INFORMACIONIN. 

Ky pyetësor është hartuar në funksion të projektit “Dyshoni dhe kërkoni të vërtetën: Përdorimi i edukimit kritik mediatik dhe fushatës së udhëhequr nga të rinjtë për të promovuar fuqizimin e të rinjve”. Ky projekt implementohet nga studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale, Departamenti  i Sociologjisë dhe aplikimi është bërë në përgjigje të ftesës për projekt propozime studentore për “Edukimin për median dhe informacionin” lançuar nga Instituti Shqiptar i Medias në kuadër të projektit “Edukimi për median dhe informacionin për mësuesit e ardhshëm”, i mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Nëpërmjet këtij pyetësori kërkojmë të kuptojmë përdorimin e llojeve të ndryshme të mediave dhe opinionet e të rinjve dhe të rejave studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale rreth tyre. 

Ne ju falenderojmë paraprakisht nëse Ju na dedikoni rreth 10-15 minuta nga koha juaj për të plotësuar pyetësorin. Ju mund të refuzoni të merrni pjesë ose të ndaloni plotësimin në çdo moment. Të dhënat që po mbledhim janë vetëm për qëllime kërkimore dhe përgjigjet tuaja për këtë pyetësor do të mbeten plotësisht konfidenciale dhe anonime. 

Ju falenderojmë për bashkëpunimin tuaj! 

Petësori në linkun: https://forms.gle/TTKWwV3jEVqDbJup9