- FILLIMI
- RRETH FAKULTETIT
- PROGRAMET E STUDIMIT
- STUDENTET
- KERKIMI DHE BOTIME
- NJOFTIME
- KONTAKT
Në datat 13-14 nëntor 2023, Departamenti i Sociologjisë, Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës mbajtën konferencën shkencore me temë “Society in transformation: challenges and opportunities” (30 years of Sociology at the University of Tirana). Kjo konferencë u organizua në bashkëpunim me: Departamentin e Shkencave sociale, politike dhe konjiktive, Universiteti i Sienës; Departamentin e Sociologjisë, University of Southern Denmark; Departamentin e Sociologjisë, Universiteti Cankiri Karatekin; Institutin e Studimeve Sociale dhe Humanistike, Universiteti i Prishtinës; Departamentin e Sociologjisë, Universiteti i Tetovës; Institutin Shqiptar të Sociologjisë; Departamenti i Shkencave Sociale, Universiteti “Fan S. Noli”; Departamenti i Sociologjisë, Universiteti “Aleksandër Moisiu”; Fedarata e shoqatave Arbëreshe.
Ky aktivitet ishte konceptuar në dy pjesë, në pjesën e parë të tij, si një veprimtari dedikuar 30 viteve sociologji në Univeristetin e Tiranës, dhe në pjesën e dytë si një veprimtari kërkimore shkencore për të ndarë mendime, teza, diskutime mes kolegëve dhe studiuesve të hapësirës shqiptare dhe më gjerë rreth mundësive, dhe sfidave të transformimit social që duket se do dominojë shekullin e XXI.
Në këtë veprimtari morrën pjesë profesorë e studiues, studentë dhe ish-studentë, Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Artan HOXHA; përfaqësues të institucioneve bashkëpunuese me Departamentin e Sociologjisë dhe Universitetin e Tiranës si: Znj. Erjola LIKAJ (përfaqësuese e prezencës së Osce në Repblikën e Shqipërisë), Z. Ergys QIRICI (Drejtor i përgjithshëm i Ndihmës juridike falas), Znj. Natali SHKËMBI (përgjegjëse e sektorit të projekteve dhe praktikave në Drejtorinë e trajnimit dhe zhvillimit në Bashkinë Tiranë), Znj. Merita BALA (drejtuese e Fondacionit Shqiptar të Zgjidhjes së Konflikteve dhe Pajtimit të mosmarrëveshjeve), dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale Prof. Dr. Edmond RAPTI.
Moderatorja e konferencës dhe njëherazi përgjegjësja e Departamentit të Sociologjisë, Znj. Blerina Hamzallari, në fjalën e saj u ndal në disa pika kyçe suksesi dhe sfidash për të ardhmen si më poshtë vijon:
Studiuesit e sociologjisë dhe mendimi sociologjik në shoqërinë shqiptare, do të duhen të përballen ngjashmërisht me studiuesit në mbarë botën, me sfidat dhe vështirësitë e transformimit të mjedisit social që sfidon përkufizimet dhe njohjen e deritanishme sociologjike mbi dukuritë sociale, gjithashtu do të duhen të përballen edhe me “sulmet ndaj sociologjisë”. Në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar Sociologjia dhe sociologët janë gjithnjë e më shumë në një situatë risku. Në debatin publik të artikuluar nga shoqatat perëndimore të sociologjisë gjithnjë e më shumë po zë vend mendimi se në një sërë vendesh, vende të zhvilluara dhe në zhvillim, kërcënimi ndaj Sociologjisë dhe më gjerë shkencave sociale koordinohet së bashku me përpjekjet për të kufizuar aksesin në arsimin e lartë dhe për të reduktuar studimet e larta univeristare në trajnime afatshkurtra për punë. Në disa kontekste shoqërore dhe shpesh edhe në shoqërinë tonë, ky sulm kombinohet me shtypjen e kulturës demokratike dhe heqjen ose mbylljen e Sociologjisë nga programet e shkollave dhe universiteteve. Në të ardhmen e afërt do të na duhet që edhe ne të përballemi së bashku në dhënien përgjigje duke reflektuar dhe vepruar ndaj pyetjeve të mëposhtme: