logo



Në kuadër të leksioneve të hapura me të ftuar të jashtëm, departamenti i Pedagogjisë dhe Psikologjisë zhvilloi një takim të studentëve të vitit të dytë bachelor me gazetarin dhe publicistin e njohur Blendi Fevziu

Në kuadër të leksioneve të hapura me të ftuar të jashtëm, departamenti i Pedagogjisë dhe Psikologjisë zhvilloi një takim të studentëve të vitit të dytë bachelor me gazetarin dhe publicistin e njohur Blendi Fevziu, me fokus në zhvillimin profesional dhe karrierën. Sesioni u zhvillua në formë pyetje-përgjigje, ku z.Fevziu ndau me studentët momentet më të rëndësishme të karrierës së tij, personazhet apo eventet që kanë e ndikuar më së shumti përgjatë viteve, si edhe qëndrimin e tij për disa çështje të aktualitetit.